Skemë si në filma! Si e shisnin drogën burrë e grua në Tiranë, shtëpia e rrethuar me kamera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skemë si në filma! Si e shisnin drogën burrë e grua në Tiranë, shtëpia e rrethuar me kamera

“Tempulli 2”, faza e dytë e operacionit “Tempulli” çoi pas hekurave 273 persona ditën e djeshme në rang vendi.

60 prej tyre u arrestuan në Tiranë dhe tre janë femra.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka sjellë në studion e “7pa5” një rast të shitjes së lëndës narkotike brenda ambienteve familjare në Selitë.

Gazetari tha se një çift bashkëshortësh, të arrestuar dje, kishin ndërtuar një sistem të sofistikuar për shitjen e dorgës. Banesa e tyre ruhej nga kamera me rezolucion të lartë dhe në momentin që policia shkonte për kontroll, bashkëshortja nuk e hapte derën e banesës derisa eleminonte lëndën narkotike. Ndërsa ditën e djeshme ka ndërhyrë RENEA dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre.

Advertisement

Esido Barkaj: Në Tiranë janë arrestuar 60 persona, tre janë femra. Në zonën e Selitës një çift bashkëshortësh ishin të infiltruar në shitjen e drogës. Ata kishin krijuar dhe një skemë. Në katin e poshtëm, në një lokal qëndronte nipi i zonjës, i cili merrte paratë dhe më pas ngjitej në katin e dytë të banesës dhe merrte mallin. Madje kishin vendosur kamera vëzhgimi me rezolucion të lartë dhe zonja nuk hapte derën kur policia ushtronte kontroll derisa hidhte në tualet lëndën narkotike. Ditën e djeshme ka ndërhyrë RENEA dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy