Bëni Like Struga.info në Facebook


Celine Dion shokon fansat: Vuaj nga një sëmundje e rrallë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Celine Dion shokon fansat: Vuaj nga një sëmundje e rrallë

Celine Dion vuan nga një sëmundje e rrallë dhe për momentin nuk mund të këndojë më.

 

Këtë e ka treguar vetë këngëtarja 54-vjeçare kanadeze në një video prekëse në profilin e saj në Instagram. Ajo u diagnostikua me “Sindromën e personit të ngurtë”, e njohur gjithashtu si SPR, Sindroma e Personit të ngurtë Është një neuropati e rrallë që prek sistemin nervor qendror, por shkakton ngurtësi progresive të muskujve dhe spazma kryesisht në kurriz dhe në bark.

 

Advertisement

“Përshëndetje të gjithëve – nis me lot në video artistja, – më vjen keq që u desh kaq shumë për t’u shfaqur. Më mungoni shumë dhe mezi pres të kthehem në skenë për të folur personalisht me ju. Kam disa kohë që po luftoj me probleme shëndetësore . Është e vështirë që unë të përballem me këto vështirësi dhe të flas për atë që po më ndodh. Së fundmi jam diagnostikuar me një çrregullim të rrallë neurologjik të quajtur “sindroma e personit të ngurtë”, semundje qe  prek një person në një milion”.

 

Ajo shpjegon se dihet pak për këtë sindromë, por tani ajo e di se çfarë i shkakton spazmat që prekin çdo aspekt të përditshmërisë së saj.

 

Advertisement

“Fatkeqësisht – shton ajo – këto spazma më vështirësojnë ecjen dhe nuk më lejojnë të përdor kordat vokale si zakonisht. Më dhemb kur ju them se kjo do të thotë se nuk do të mund të rifilloj turneun tim në Evropë në shkurt”./Tgcom

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy