Celularë në këmbim të ushqimit: Efektet e mbylljes së plotë të një qyteti në Kinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Celularë në këmbim të ushqimit: Efektet e mbylljes së plotë të një qyteti në Kinë

Një pjesë e popullsisë në qytetin kinez të Xi’an, i cili është në karantinë për shkak të koronavirusit, i është drejtuar shkëmbimit të artikujve dhe furnizimeve ditët e fundit, pasi mungesa e ushqimit në zonë po bëhet gjithnjë e më e madhe.

Postimet në rrjetet sociale tregojnë se si banorët japin dhe celularët në këmbim të ushqimit.

Rreth 13 milionë njerëz janë mbyllur në shtëpitë e tyre që nga 23 dhjetori dhe aktualisht nuk mund të shkojnë për të blerë ushqime. Ditët e fundit shumë kanë postuar në rrjetet sociale me ankesa të shumta, zbulon BBC.

Autoritetet siguruan ushqim falas për familjet, por disa banorë thanë se furnizimet e tyre po mbaronin dhe të tjerët nuk kishin marrë ende ndihmë.

Advertisement

Videot dhe fotot në rrjetet sociale Weibo tregojnë njerëzit që bëjnë këmbime të paimagjinueshme ku në fokus është sigurimi i ushqimit.

“Njerëzit po i këmbejnë gjërat në të njëjtën ndërtesë sepse nuk kanë më ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë”, tha një banor për Radio Free Asia. Gazeta gjithashtu raportoi se një burrë tjetër ka ndërruar celularin dhe tabletin për ca kilogramë orizit.

“Qytetarët e pafuqishëm kanë mbërritur në epokën e shkëmbimit”, tha një përdorues i Ëeibo, ndërsa një tjetër e përshkroi atë si një “kthim në shoqërinë primitive”. Megjithatë, disa ishin më optimistë dhe komentuan se sa “të prekur” ishin nga dashamirësia e fqinjëve që ndanin furnizimet me ta.

Xi’an është në epiqendrën e epidemisë aktuale kineze të COVID dhe autoritetet lokale kanë miratuar masa drastike që kanë ngjallur kritika të konsiderueshme. Kohët e fundit, banorëve të pronës së banimit Mingde 8 Yingli në jug të qytetit thuhet se iu tha pak pas mesnatës së 1 janarit se ata duhet të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në objektet e karantinës.

Advertisement

Kjo epidemi urbane është më e keqja që ka parë Kina në muajt e fundit, pasi ajo vazhdon të zbatojë një strategji zero-COVID, ku kërkon të zhdukë virusin. Të martën, autoritetet vendosën të bllokojnë një qytet tjetër pasi u zbuluan tre raste asimptomatike. Rreth 1.1 milion njerëz në Yuzhou – një qytet 500 km nga Xi’an – tani do të duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Që nga mbrëmja e së hënës, pothuajse të gjitha automjetet janë ndaluar nga qarkullimi, dhe të gjitha dyqanet dhe bizneset – përveç supermarketeve – u është thënë të mbyllen. Masa të rrepta po vijnë përpara Vitit të Ri Hënor dhe Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat do të zhvillohen në Pekin muajin e ardhshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy