Çfarë dimë për përplasjet në lindje të Ukrainës që mund të përdoren nga Rusia si pretekst për luftë ?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë dimë për përplasjet në lindje të Ukrainës që mund të përdoren nga Rusia si pretekst për luftë ?!

Është shumë e vështirë të dimë me saktësi se kush po qëllon kundër kujt, në zonat e kontestuara të Donbasit në Ukrainën lindore.  Ky është vendi ku ushtria ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia kanë qenë në luftë që nga viti 2014, shkruan BBC

Sipas raportit të fundit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) janë konstatuar qindra shkelje të armëpushimit, në datat 17-18 shkurt.  Dhe sigurisht situata është  përshkallëzuar që atëherë.

Në raportin e OSBE-së flitet për shkeljen e të ashtuquajturës “vija e kontaktit”, e cila ndan territorin e kontrolluar nga qeveria nga zonat e udhëhequra nga separatistët.  Por ka gjithashtu një kufi për atë që vëzhguesit e OSBE-së mund të shohin ata thonë se rebelët e armatosur shpesh ua mohojnë aksesin në këto zona, shkruan abcnews.al.

Ushtaria ukrainase ka deklaruar se do të kundërpërgjigjet vetëm në situata të jashtëzakonshme, por se ka përcaktuar se në cilat. Zyrtarët qeveritarë po përpiqen gjithashtu të mbajnë në kontroll atë që ata e përshkruajnë si një përrua lajmesh të rreme nga pala e mbështetur nga Rusia.

Advertisement

Mëngjesin e sotëm filloi të qarkullonte në rrjetet sociale një video e tmerrshme e cila tregonte një fëmijë që kishte humbur jetën nga një predhë që ishte lëshuar nga Ukraina. Një zyrtar akuzoi separatistët se kanë marë kufomat nga morgjet dhe i kanë hedhur në erë për të inskenuar lajme të rreme.

Një tjetër tregon një sulm të supozuar ukrainas në një pikë të kontrollit kufitar të Rusisë. Ndërkohë sipas një zyrtari rus, asnjë predhë nuk ka goditur territorin e Rusisë gjatë 8 viteve luftë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy