Paqe për festa, Ukraina dhe Rusia ripërtërijnë armëpushimin në lindje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paqe për festa, Ukraina dhe Rusia ripërtërijnë armëpushimin në lindje

Rusia dhe Ukraina kanë ripërtërirë marrëveshjen e 2020-es për armëpushim në zonat separatiste. Një zyrtar I lartë I Kievit tha se festat e fundvitit duhet të kalojnë në paqe.

Shefi I Shtabit I Ushtrisë ukrainase, Andri Jermak, përshëndeti marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e OSBE, duke theksuar se është një hap drejt uljes së tensioneve. Ky zhvillim vjen në një kohë kur fjala “luftë” ka qarkulluar shpesh në të dyja vendet.

Kievi dhe Perëndimi pretendojnë se Rusia ka vendosur 100 mijë ushtarë pranë kufirit me Ukrainën. Nga ana tjetër, edhe Ukraina ka vendosur një pjesë të ushtrisë në zonë.

Për 7 vite me radhë Kievi ka qenë në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia që kontrollojnë zona të mëdha të Donbasit. 14 mijë njerëz janë vrarë në këtë konflikt.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy