Çfarë do të thotë humbja elektorale në Virxhinia për Biden dhe demokratët?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë do të thotë humbja elektorale në Virxhinia për Biden dhe demokratët?

Me humbjen e zgjedhjeve për guvernatorin në Virxhinia, presidenca e Joe Biden ka rënë në nivelin më të ulët të mbështetjes.

Humbja në shtetin në të cilin një vit më parë Biden e kaloi Trumpin me 10 pikë përqindjeje, janë diçka më shumë se një thirrje paralajmëruese.

Ato janë vetë paralajmërimi i një cunami që brenda një viti të gjitha gjasat tregojnë se presidenti mund të humbasë kontrollin e Dhomës dhe të Senatit.

Ajo që deri vonë po shihej thjesht si frikë tani po merr trajtë.

Advertisement

Për të shpresuar tek një rikthim, do të ishte e nevojshme një kthesë ekonomike me një rimëkëmbje të fortë të punësimit dhe mbi të gjitha rikthimin e inflacionit galopant të sotëm dhe një ndryshim drastik kursi nga demokratët.

Mësimi i këtyre ditëve duhet t’i shtyjë ata për të kaluar reformat dhe planet e investimeve që mbeten të bllokuara, por gjithashtu ato duhet të ndryshojnë edhe strategjinë e komunikimit politik që deri tani bazohet shumë në anti-trumpizëm.

Në Virxhinia, demokratët kanë paguar gjithashtu për rritjen e vazhdueshme te çmimeve jo vetëm të ushqimit, por edhe të gjërave të domosdoshme për qytetarët e varfër të rajoneve pa rrjete transporti publik.

Pas një fillimi inkurajues, nuk është vetëm mungesa e rezultateve të qeverisë: demokratët gabuan gjithashtu sepse  e përqendruan fushatën në Virxhinia në demonizimin e ish-presidentit republikan. “Faktori Trump”, efektiv në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar dhe madje edhe në votimin e katër viteve më parë për guvernatorin, është bërë margjinal tani që Donald Trump nuk është më në Shtëpinë e Bardhë.

Advertisement

Lenn Youngkin, financuesi republikan që mundi Terry McAuliffe, nuk e kritikoi Trump, ai pranoi mbështetjen e tij, por ai kurrë nuk kërkoi praninë e tij fizike në Virxhinia.

Në vend të kësaj, prania e Obamës, Kamala Harris dhe vetë Bidenit nuk mjaftuan për kandidatin demokrat.

Youngkin, megjithatë në anën tjetër, përdori mënyrat tipike brutale të Trump për të sulmuar kundërshtarin, duke tërhequr dhe shfrytëzuar polemika të vjetra rreth arsimit, marrëdhënieve midis familjeve dhe mësuesve dhe duke nxitur gjirin e fëmijëve të indoktrinuar nga shkolla me Teorinë e Racës Kritike: një teori radikale racore (Amerika e themeluar mbi skllavërinë) që nuk është pjesë e programeve të asnjë institucioni të Virxhinias.(SI)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy