Champions në TRING/ Sot vëmendja tek Benfica-PSV si dhe Myrto Uzuni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions në TRING/ Sot vëmendja tek Benfica-PSV si dhe Myrto Uzuni

Emocionet e Uefa Champion League do të na mbajnë mbërthyer edhe këtë mbrëmje në ekranin e Tring me 3 duelet të tjera  të Play Off-it . Takimi më interesant padyshim konsiderohet ai mes Benfikës dhe PSV-së, dy ekipe fituese ne te kaluaren te ketij kompeticioni .

Nisur nga statistikat e ndeshjeve direkte , dy skuadrat janë përballur me njëra- tjetrën  3 herë ndër të cilat  2 janë mbyllur barazim dhe një në favor të portugezëve. Përvec kësaj dhe faktori fushë mund ta ndihmojë jo pak tek Benfika për të regjistruar një rezultat pozitiv.

 

Një tjetër perballje e bukur është ajo mes Ferencvaraoshit të Myrto Uzunit dhe gjigandëve të Jang Bojs.

Advertisement

 

Sulmuesi shqiptar ka premtuar se do të shpërthejë këtë mbrëmje, kjo nisur dhe starti i vrullshëm që ai ka bërë këtë fillim sezoni.

 

Pak ditë më parë beratasi shënoi golin e parë në kampionat ndërsa ka tundur 4 hërë rrjetën në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Në prag të ndeshjes ai tha se është optimist për të marrë dhe këtë sfidë një rezultat pozitiv

Advertisement

 

”Jam në formën më të mirë të jetës sime. Në kualifikueset e Ligës së Kampioneve kam shënuar tre gol në ndeshjen kundër Prishtinës jashtë, gjithashtu gjeta golin në shtëpi kundër Zalgiris. Vecc golave kam edhe tre asist. Më pëlqen futbolli dhe bëj gjithçka të shënoj. Ëndrra ime e fëmijërisë ka qenë të jem në grupet e Champions League.Për mua  ka asnjë fjalë që është e pamundur. Dua të luaj në grupet e Champions. Ne kemi shkruar historinë vitin e kaluar dhe do të ishte mirë ta bënim sërish.”

 

Ndërkohë ndeshja e fundit por jo më pak e rëndësishme  është ajo mes Malmos dhe Ludogorts.

Advertisement

 

Edhe pse suedezët në letër janë favoritë ndaj bullgarëve , këta të fundit  kanë 19 ndeshje pa humbje dhe këtë mbrmje zbresin në fushë për të vjuar dhe më tej endrrën e tyre europiane .

 

Tre duelet do të trasmetohen në platformën Tring në orën 21:00.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy