Play-off i Champions/ Sot vëmendja tek Myrto Uzuni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Play-off i Champions/ Sot vëmendja tek Myrto Uzuni

Tre takime të tjera mjaft interesante të vlefshme për fazën play off të Champions League do të transmetohen sot në ekranin e Tring.

Ferencvaros i Myrto Uzunit do të kërkojë të bëjë mrekullinë ku përballë do të ketë norvegjezët e Molde.

Advertisement

Kampionët e Hungarisë po i surprizojnë të gjithë në arenën eruopiane kur eliminuan skuadra të mëdha si Selltik apo Dinamo Zagreb, e sot do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë dhe me kampionët e norvegjisë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni pritet ta nisë që nga minuta e parë takimin.

Advertisement

Sfida tjetër është ajo mes Dynamo Kiev dhe Gent. Ukrainasit u kualifikuan pasi fituan 2-0 përballë holandezëve të Alkmaar ndërsa sot do të kërkojnë të bëjnë detyrën në transfertë kundër skuadrës belge .

Ndeshja e tretë po jo me më pak interes është derbi greko-qipriot Olimpiakos- Omonia Nikosia. Grekët janë favoritë në letër , por qipriotët e Omonias kanë treguar se dinë dhe të befasojnë në ndeshje të mëdha teksa eleminuan nga champions Crvena Zvezdën.

Play-off i Champions/ Sot vëmendja tek Myrto Uzuni shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy