Charles Michel reagon për sulmin raketor gjatë vizitës së Mitsotakis në Ukrainë: Një tjetër shenjë e taktikave frikacake të Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Charles Michel reagon për sulmin raketor gjatë vizitës së Mitsotakis në Ukrainë: Një tjetër shenjë e taktikave frikacake të Rusisë

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, ka reaguar lidhur me sulmin me raketa që Rusia i bëri sot autokolonës së Zelenskyt gjatë vizitës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Odessa për takimin e tij me presidentin ukrainas.

Përmes një postimi në platformën “X” Charles Michel thotë se sulmi i sotëm është një tjetër shenjë e taktikave frikacake të Rusisë në luftën e saj agresive kundër Ukrainës.

“Sulmi në Odessa gjatë vizitës së Presidentit Zelenskydhe kryeministri Mitsotakis është një tjetër shenjë e taktikave frikacake të Rusisë në luftën e saj agresive kundër Ukrainës. Kjo është e dënueshme dhe nën librin e Kremlinit. Mbështetja e plotë e BE-së për Ukrainën dhe popullin e saj të guximshëm nuk do të lëkundet”, shkruan Michel në X.

Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse në orën 11:43 të së mërkurës (6.3.2024).

Advertisement

“Ne jemi të gjithë mirë”, tha për protothema.gr Stavros Papastavrou, i cili ndodhet në misionin grek, ku përfshihen 8 persona përveç kryeministrit dhe sigurimit të tyre. Shpërthimi i fuqishëm në Odessa ka ndodhur pak para takimit të kryeministrit grek me presidentin ukrainas. Një alarm për sulm ajror u dha menjëherë në zonë.

Udhëtimi i kryeministrit në Ukrainë u bë i ditur herët në mëngjes, kur u tha se  Kyriakos Mitsotakis, para mbërritjes së tij në Bukuresht për konferencën e Partisë Popullore Evropiane, do të shkojë në Odessa për t’u takuar me presidentin ukrainas./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy