Chelsea bën historinë/ Mund Realin dhe shkon në finalen e Champions

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MANCHESTER CITY-CHELSEA , një derbi anglez do të jetë finalja e Uefa Champions League. Rekordmenët e Real Madrid nuk mundën të thyenin dot blutë e Londrës në një sfidë që nisi mes emocioneve dhe spektaklit dhe përfundoi si e tilllë. Dueli i transmetuar ekskluzivisht në “Vizion Plus” dhe “Tring” filloi me ritëm nga të dyja skuadrat që ishin në kërkim të golit. Goditja e parë në kuadrat, ishte nga Toni Kross, por pa rrezik. Nga ana tjetër londinezët provojnë me një predhë nga jashtë zone me anë të Rudiger, por gjithcka ndalet nga gardiani Kurtua.

Momente të mira për Chelsean që kontrolloi lojën dhe u shfaq disa herë para portës madrilene. Në minutën e 17, Maunt realizoi për spanjollët, por gjithcka anulohet si pozicion jashtë loje nga gjyqtari italian Daniele Orsato. Nga ana tjetër Real Madrid flirton me golin me anë të Benzema, por gardiani Mendi bëri detyrën dhe devijoi topin në këndore. Megjithate dhe goli i avanatazhit nuk vonoi. Një gjuajtje e Kai Havartez tronditi traversën e spanjollëve ndërsa pas kësaj Timo Verner me portën e boshatisur dërgoi topin në rrjetë.

Advertisement

Pjesa e pare u mbyll me fitoren minimale të anglezëve, ndërsa e dyta nisi po njësoj. Serish gjermani Kai Havertz pas një goditjeje të bukur me kokë tundi traversën e Kortua që i mohoi festën londinezëve. Minuta të mira për anglezët që krijuan raste të pastra në zonë, por gabuan në momentin final. Pas shumë tentativash, shpresat e Realit u shuan kur pas një aksioni të bukur të Kante dhe Maunt, ky i fundit tundi për herën e dytë rrjetën e Kortua që pas kësaj goditje e pa veten të dorëzuar.

Edhe minutat e fundit folën të gjitha për blutë e Londrës duke lënë në hijë të plotë rekordmenët e Real Madrid. Gjithçka u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Me Chelsean që rikthehet pas 9 vitesh në finalen e Uefa Champions League aty ku përballë do të gjejë Manchester City, në Stamboll më datën 29 maj në orën 21:00 dhe si gjithmonë kjo superpërballje do mund të shijohet ekskluzivisht në ekranin e “Vizion Plus” dhe “Tring”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy