“Çmendet” Lukashenko: Kush del në protesta do largohet nga puna

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çmendet” Lukashenko: Kush del në protesta do largohet nga puna

Pas përfshirjes nga protestat masive, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka nisur deklaratat barbare në drejtim të qytetarëVe të tij. Ai ka cilësuar protestat si të mbështetura nga interesat e huaja dhe paralajmëroi për një sulm të mundshëm ndaj Bjellorusisë.

Lukashenko madje ka urdhëruar forcimin e kufirit për parandalimin e hyrjes së militantëve te huaj perëndimorë me qëllim shkaktimin e trazirave në vend dhe financimin e protestuesve, si dhe ka urdhëruar policinë t’i japë fund protestave.

“Nuk duhet të ketë më trazira në Minsk të çfarëdo lloji qofshin ato”, citohet të ketë thënë Lukashenko.

Mediat opozitare në Bjellorusi shkruajnë se Lukashenko ka kërcënuar se do të padisë penalisht edhe drejtuesit e opozitës për organizimin e protestave, si dhe punonjësit e administratës dhe televizioneve, duke i paralajmëruar me largimin nga puna nëse dalin në protesta.

Advertisement

Shumica e stafit të Radio Televizionit Shtetëror kanë dhënë dorëheqjen në solidaritet me demonstruesit.

Paralajmërimet e presidentit Bjellorus vijnë vetëm disa orë pasi liderët e BE shprehën mbështetjen e tyre të plotë për qytetarët që duan një tranzicion paqësor në demokraci, pas dhjetë ditësh dhune ndaj protestuesve. Të mërkurën Bashkimi Evropian tha se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi, proces që kritikët e Presidentit Aleksandër Lukashenko thonë se ishte i manipuluar për të zgjatur 26 vitet në pushtet të tij. BE-ja tha gjithashtu se do të vazhdojë me planet për t’i vendosur sanksione Bjellorusisë.

Me mijëra demostrues janë arrestuar e qindra të tjerë janë plagosur gjatë protestave mbarëkombëtare kundër asaj që është cilësuar si manipulim i zgjedhjeve presidenciale.

“Çmendet” Lukashenko: Kush del në protesta do largohet nga puna shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy