Conte: Bukuria italiane nuk ka qenë kurrë në karantinë, tani meritojmë buzëqeshje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Conte: Bukuria italiane nuk ka qenë kurrë në karantinë, tani meritojmë buzëqeshje

Conte: Bukuria italiane nuk ka qenë kurrë në karantinë, tani meritojmë buzëqeshje

Italia po i rikthehet normalitetit pas izolimit për shkak të COVID-19, që shkaktoi 33 910 viktima.

Sot u hapën kufijtë e brendshëm e të jashtëm të vendit. Kryeministri Giuseppe Conte para mediave u shpreh optimist mbi mënyrën e menaxhimit të situatës së emergjencës shëndetësore në vend.

“Prej datës 4 maj, të dhënat e pandemisë janë inkurajuese, e pas këtyre muajve sakrificë meritojmë buzëqeshje e alegri por nuk duhet të braktisim masat e distancimit social e maskat duhet t’i përdorim aty ku është e nevojshme për t’u mbrojtur” – tha ai.

Advertisement

Kryeministri italian ka kërkuar falje publike për vonesat në pagesat e punonjësve të detyruar në regjim asistencë pas disa muajve mbyllje të sektorëve të ndryshëm të punë.

Conte informoj se prej datës 3 qershor turistët evropianë mund të mbërrijnë në Itali duke kërkuar më shumë vëmendje markave ‘Made in Italy” e më shumë rëndësi fushatës së promovimit të pasurisë kulturore e artistike italiane në botë.

Nuk duhet të harrojmë tha kryeministri italian Conte “se gjatë këtyre muajve izolimi bukuria italiane nuk qe kurrë në karantinë!”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy