COP28/ Erdogan ‘ngre zërin’ për civilët në Gaza: Vrasjet e fëmijëve s’mund të justifikohen, Izraeli të mbajë përgjegjësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
COP28/ Erdogan ‘ngre zërin’ për civilët në Gaza: Vrasjet e fëmijëve s’mund të justifikohen, Izraeli të mbajë përgjegjësi

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e konsideroi luftën në Gaza si krim lufte, duke vënë theksin tek sulmet ndaj civilëve. Këto deklarata ai i bëri nga foltorja e Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike COP28, e cila po mbahet këto ditë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

Erdogan shtoi se nuk mund të justifikohen sulmet ndaj të pafajshmëve, duke nënvizuar se shumica e të vrarëve janë fëmijë dhe gra.

 

Advertisement

“Sulmet izraelite që kanë marrë jetën e mbi 16,000 qytetarëve të pafajshëm palestinezë, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra, nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë,” deklaroi lideri turk.

 

Ai kërkoi që Izraeli të mbahet përgjegjës, duke akuzuar se ka shkelur ligjin ndërkombëtar të luftës, deklaratë të cilën lideri turk e ka bërë edhe më herët. Erdogan u shpreh se vendi i tij është i hapur për rol ndërmjetësues mes dy vendeve.

 

Advertisement

Në përfundim, ai përsëriti edhe një herë se “bota është më e madhe se pesë”, duke iu referuar pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ristrukturimin e të cilëve Turqia ka kërkuar prej vitesh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy