COVID anulon sërish festivalin e birrës, Oktoberfest

Pinterest LinkedIn Tumblr +
COVID anulon sërish festivalin e birrës, Oktoberfest

Festivali i birrës Oktoberfest, nuk do të mbahet për të dytin vit me radhë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 

Ky festival mbledh rreth 6 milionë vizitorë në Mynih çdo vit.

 

Advertisement

Kryetari i Bavarisë Markus Soeder u ka thënë gazetarëve se është e nevojshme të anulohen ngjarje të mëdha si Oktoberfesti, sepse kërkojnë investime të mëdha, por edhe për shkak se rreziku është tejet i madh, marrë parasysh pasigurinë me pandeminë, e cila nuk dihet nëse mund të përshkallëzohet deri atëherë.

 

“Në hapësirat klasike për festë të birrës, masat si distanca fizike dhe vendosja e maskës nuk mund të respektohen”, ka thënë Soeder.

 

Advertisement

Gjermania ka vaksinuar më shumë se 28 për qind të popullsisë deri më tani.

 

Ndërkohë që rritet shkalla e vaksinimit dhe bie numri i të infektuarve, janë rritur shpresat për heqje të masave kufizuese, të cilat janë duke u zbatuar nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

 

Advertisement

Këtë vit Oktoberfest ishte planifikuar të mbahej nga 18 shtatori deri më 3 tetor./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy