Ç’po ndodh në Kiev?/ Seri shpërthimesh shumë pranë kryeqytetit ukrainas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ç’po ndodh në Kiev?/ Seri shpërthimesh shumë pranë kryeqytetit ukrainas

Një seri shpërthimesh janë raportuar në një distancë të afërt nga kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, shkruan CNN. Sulmet janë shënuar në orën 22:40 sipas asaj lokale.

 

Më herët, forcat ruse goditën kullën e transmetimit të televizionit publik, në zemër të kryeqytetit ukrainas. Raportimet paraprake bëjnë të ditur se të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Pamjet tregojnë tymin që përfshiu qendrën e Kievit, ndërsa kanalet televizive ukrainase kanë ndaluar transmetimin.

 

Advertisement

Ndërkohë, Parlamenti Evropian, në një seancë të jashtëzakonshme miratoi sot një rezolutë që dënon agresionin rus të Ukrainës.  Me 637 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenime, deputetët dënuan sulmet ushtarake të rusisë si dhe përfshirjen e Bjellorusisë. Ata i bënë thirrje Kremlinit të tërheqë të gjitha forcat dhe pajisjet ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy