Çudia e madhe në Angli, regjistrohet maji më i ngrohtë në histori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çudia e madhe në Angli, regjistrohet maji më i ngrohtë në histori

Maji ishte muaji që ka pasur më shumë ditë me diell në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe pranvera e këtij viti, më e nxehta që vendi ka përjetuar ndonjëherë.

Zyra kombëtare e metereologjisë tha se britanikët kanë shijuar 266 orë diell në muajin maj, duke kapërcyer edhe rekordin e 265 ditëve me diell të shënuar qershorin e vitit 1957. Meteorologët janë edhe vetë të habitur me ndryshimet e motit nga lagështira ekstreme në thatësi. Sipas tyre ky nuk është mot “britanik”.

Anglia është njohur gjithmonë për shiun e saj, por gjërat kanë ndryshuar në një mënyrë që i ka lënë dhe shkencëtarët pa fjalë. Mesatarisht, Mbretëria e Bashkuar regjistron 436 orë me diell në periudhën nga marsi deri në fund të muajit maj. Por së fundi, moti në Britaninë e Madhe ka qenë i pashembullt, dhe me 573 orë diell këtë pranverë, rekordi është thyer në mënyrë befasuese.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy