DASH konfirmon vizitën e Blinken në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DASH konfirmon vizitën e Blinken në Shqipëri

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matheu Miller ka konfirmuar vizitën e sekretarit Anthony Blinken në Shqipëri dhe Gjermani javën e ardhshme.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Miller shkruan se Sekretari Blinken do të vizitojë Shqipërinë dhe Gjermaninë gjatë datave 14-17 shkurt.

@SecBlinken do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në të dyja ndalesat, ai do të nënvizojë rolin jetik të aleatëve dhe partnerëve në sfidat globale si lufta në Ukrainë dhe vendosja e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme”, shkruan Miller.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy