Dënohet gruaja e “El Chapos”, pranoi akuzat për përfshirje në trafikun e drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dënohet gruaja e “El Chapos”, pranoi akuzat për përfshirje në trafikun e drogës

Gruaja e “mbretit” të trafikut të drogës “El Chapo”, Emma Coronel Aispuro është dënuar me tre vjet burg, pasi u shpall fajtore për trafik droge dhe pastrim parash. Nga 3 vite, asaj do t’i zbriten 9 muaj, të cilat tashmë i ka kryer.

 

Emma, e cila u arrestia në muajin shkurt dhe pranoi akuzat para autoriteteve amerikane, ndihmoi burrin e saj që të arratisej nga burgu Altiplano në vitin 2015 dhe përgatiti një plan arratisjeje në vitin 2017 për të në momentin që ai pritej të ekstradohej në SHBA.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, avokatja e saj, Mariel Colon deklaroi se klientja nuk ka bashkëpunuar me autoritetet dhe nuk ka pranuar statusin e dëshmitares së mbrojtur për të përfituar ulje dënimi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy