Deputetja dënoncon babain e kryeministrit britanik: Më ngacmoi seksualisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deputetja dënoncon babain e kryeministrit britanik: Më ngacmoi seksualisht

Deputetja konservatore Caroline Nokes, ish ministre për emigracionin në qeverinë e Theresa May, denoncoi në një intervistë të drejtpërdrejtë televizive, se ishte ngacmuar seksualisht nga Stanley Johnson, babai i kryeministrit aktual të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, shkruan The Guardian

Duke folur për Sky News, deputetja shpjegoi se ngjarja kishte ndodhur në vitin 2003, kur të dy ishin takuar në kongresin e partisë konservatore në BlackPool. Në atë kohë babai i Johnson, kandidonte për deputet dhe në të kaluarën kishte qenë eurodeputet. Ajo u shpreh se Stenley Johnson e kishte prekur disa herë në fund-shpinë, duke i thënë se kishte një pamje shumë të bukur.

Por vetë Johnson shprehet se nuk mban mend asgjë të tillë. Ndërsa nga Downing Street nuk është bërë asnjë koment për këtë denoncim. Nuk është hera e parë që Boris Johnson përballet me situata të sikletshme që kanë lidhje me babin e tij.

Në kohën e referendumit të Brexit, të dy ishin në fronte të kundërta, me Stenley Johnson që deklaronte se do të merrte nënshtetësinë franceze pasi dëshironte të ishte pjesë e Europës. Ndërsa gjatë periudhës së pandemisë së Covid ai e kritikoi shumë ashpër djalin e tij kryeministër, duke e akuzuar për keqmenaxhim të situatës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy