DETAJET: Jaeld Çela mbahet tek 302-shi, në qeli të veçantë me masa të forta sigurie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, i cili u vetëdorëzua një javë më parë mbahet në masa të forta sigurie në ambientet e paraburgimit.

Burime të Rtv Ora bëjnë me dije se pas vendimit të Gjykatës së Apelit , e cila e la në qeli pas vetëdorëzimit, ish-kreu i rendit në qytetin bregdetar është vendosur në qelitë e burgut 302 në kryeqytet.

Fakti që në këtë paraburgim ka shumë persona të cilët janë arrestuar prej tij në kohën kur ka qenë drejtues policie, kanë detyruar administratën e burgut ta vendosë në një qeli të vecantë, larg të ndaluarve të tjerë në mënyrë që të shmangen incidentet.

Çela u gjykua së bashku me ish-Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, akuzë kjo që i ra nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila i dënoi dy zyrtarët e lartë vetëm për shpërdorim detyre.

Advertisement

Por vendimi është apeluar në Gjykatën e Apelit edhe nga të pandehueit edhe nga prokuroria, por ajo nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë për shkak të masave anticovid.

Seanca e radhës është caktuar në datën 28 maj ku pritet që gjykata të nisë shqyrtimin e apelimeve të bëra si nga mbrojtja ashtu edhe nga prokuroria, e cila ka kërkuar dënime me nga 15 vite burg.

Për dy vjet ish-drejtori i policisë së Vlorës qëndroi në arrati dhe u vetëdorëzua në momentin ku çështja nisi shqyrtimin në Gjykatën e Apelit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy