Dhjetëra të vrarë nga sulmi me bombë ndaj një autobusi ushtarak në Siri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetëra të vrarë nga sulmi me bombë ndaj një autobusi ushtarak në Siri

Një sulm me bombë në një autobus të ushtrisë siriane la të mërkurën 14 veta të vrarë.

Sulmi ndodhi në kryeqytetin e Sirisë, Damask, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Sana.

Sipas saj, dy bombat e kapura për autobus shpërthyen derisa automjeti po kalonte nën urën Jisr al-Rais.

Edhe pse Siria është në luftë civile tash e një dekadë, sulmet e tilla në Damask janë gjithnjë e më të rralla.

Advertisement

Shumë shpejt pas shpërthimit në autobus, sulmet e ushtrisë siriane vranë së paku dhjetë persona në veriperëndim të Damaskut.

Kjo zonë kontrollohet nga opozita dhe është bastioni i fundit i grupeve rebele dhe xhihadiste që janë përpjekur të përmbysin presidentin sirian, Bashar al-Assad, qysh në vitin 2011.

Lufta në Siri ka lënë së paku 350,000 njerëz të vrarë dhe ka bërë që gjysma e popullsisë të largohet nga shtëpitë.

Gati gjashtë milionë refugjatë sirianë kanë ikur jashtë vendit./ Rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy