Sulm i frikshëm në Siri, terroristët hedhin bombë në autobusin ushtarak, të paktën 13 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulm i frikshëm në Siri, terroristët hedhin bombë në autobusin ushtarak, të paktën 13 viktima

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga një sulm terrorist me bombë në një autobus ushtarak në Damaskun qendror.

Mjeti ishte shënjestruar me dy eksplozivë ndërsa kalonte poshtë urës së Jisr al-Rais pak pas agimit. Sulme të tilla në kryeqytet janë shumë të rralla, ndonëse Siria ndodhet në një luftë civile prej një dekade.

Sulmi i së mërkurës është regjistruar si më vdekjeprurësi që prej Marsit të vitit 2017, kur 31 persona u vranë nga një sulm kamikaz prej grupit xhihadist të ashtuquajtur Shteti Islamik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy