Dhjetra të vdekur si pasojë e tornadove në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetra të vdekur si pasojë e tornadove në SHBA

Dhjetëra vetë dyshohet se kanë vdekur si pasojë e një numri tornadosh të premten në mbrëmje në disa shtete amerikane, duke shkaktuar shkatërrim nga kushtet e pazakonta të motit.

 

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear i tha stacionit televiziv lokal WLKY se të paktën 50 persona “ka gjasa” të kenë vdekur, duke shtuar se parashikon që numri të rritet. Zoti Beshear shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka aktivizuar Gardën Kombëtare të Kentakit si edhe ka dislokuar policinë e shtetit.

 

Advertisement

Në Edwardsville, policia e Ilinoit tha në një deklaratë të publikuar në Facebook se moti i keq shkaktoi “një shembje të pjesshme të ndërtesës” së një magazine të kompanisë Amazon dhe aktualisht po zhvillohet një operacion shpëtimi.

 

Një tornado goditi gjithashtu një azil të moshuarish në Monette në Arkansanë veriore, por nuk dihen ende përmasat e dëmeve.

 

Advertisement

Zyrtarët thanë se tornadot përshkuan të paktën pesë shtete, Arkansa, Ilinoi, Kentaki, Mizuri dhe Tenesi./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy