Diktatorët që u rreshtuan krah Vladimir Putin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Diktatorët që u rreshtuan krah Vladimir Putin

5 ishin vendet që votuan kundër rezolutës për të dënuar ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB që u mbajt në Nju Jork.

Ashtu si pritej një prej tyre ishte vetë Federata Ruse, por kush janë 4 të tjerët që me këtë votë mbështesin veprimet e Putin?

Bjellorusia gjithashtu e kundërshtoi mocioni. Një aleat i Rusisë prej shumë kohësh, vendi i vogël përshkruhet nga analistët si një “shtet klient” i Moskës. Madje në ditën e parë të ndërhyrjes në Ukrainë, shumë trupa ruse hynë nga territori bjellorus.

Një tjetër kundërshtar i rezolutës ishte Siria. Lideri i këtij vend Bashar Al-Asad ka përfituar një mbështetje ushtarake nga Rusia që i ka mundësuar të qëndrojë në pushtet gjatë luftës civile.

Advertisement

Vendet e tjera kundër kësaj rezoluta janë Eritrea në Bririn e Afrikës dhe gjithashtu Koreja e Veriut.

Megjithatë, Kina, e cila më herët gjatë vitit iu bashkua Rusisë kundër zgjerimit të NATO, abstenoi në votim.

Edhe India, një tjetër shtet i madh, abstenoi, ndërsa habiti Serbia, që votoi kundër Rusisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy