
Një diplomat rus është gjetur i vdekur në hyrje te ambasadës ruse në Berlin.
Ngjarja daton në 19 tetor, por lajmi ka dalë vetem kete te premte falë publikimit te lahjmit ne “Der Spiegel” .
Viktima 35-vjeçare punonte si sekretar i ambasadorit, por në fakt sipas inteligjences gjermane , ai ishte ishte agjent rus.
Burri do të kishte vdekur duke rënë nga një kat i lartë i ambasadës. Versioni zyrtar rus flet për një “aksident tragjik”.
Viktima dyshohet se ka rënë nga një dritare në katet e sipërme të ndërtesës për “arsye të panjohura”.
Ambasada nuk bëri autopsi, ndërsa trupi tani është transferuar në Rusi.
35-vjeçari ishte akredituar në postin diplomatik si sekretar i dytë i ambasadorit që në verën e vitit 2019, por për inteligjencën gjermane ai ishte një “spiun” i fshehtë i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse.