Disa të arrestuar në Gjermani e Danimarkë të dyshuar për terrorizëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Disa të arrestuar në Gjermani e Danimarkë të dyshuar për terrorizëm

Numri i të arrestuarve në Danimarkë dhe Gjermani për një komplot të dyshuar terrorist kaloi 12, pasi disa njoftime për arrestime të reja u bënë të premten.

Së paku gjashtë vetë u arrestuan rreth një javë më parë nga policia daneze, pas arrestimeve të para fundjavën e kaluar, thanë zyrtarët.

Të dyshuarit, që përfshijnë së paku disa shtetas sirianë, mendohet se kanë siguruar përbërës për të bërë bomba dhe armë të tjera.

Të gjithë të dyshuarit, përveç njërit, u arrestuan në Danimarkë.

Advertisement

Kimikate të dyshimta, ndërkaq, u zbuluan në Danimarkë dhe Gjermani.

“Besojmë se ka individë me qëllime dhe kapacitete për të kryer sulme terroriste në Danimarkë”, tha policia daneze në një deklaratë të lëshuar të enjten vonë.

Shërbimi danez i Sigurisë dhe Inteligjencës tha se planifikon një konferencë shtypi në lidhje me rastin.

Sipas këtij shërbimi, të arrestuarit në Danimarkë dyshohet se “kanë planifikuar një ose më shumë sulme terroriste ose kanë marrë pjesë në përpjekje për terrorizëm”./ REL

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy