Disa të plagosur në Mynih pas shpërthimit të një bombe nga Lufta e Dytë Botërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Disa të plagosur në Mynih pas shpërthimit të një bombe nga Lufta e Dytë Botërore

Katër persona janë lënduar, njëri prej tyre seriozisht, më 1 dhjetor pas shpërthimit të një bombe nga Lufta e Dytë Botërore afër stacionit qendror të trenave në Munih, njoftuan shërbimet e emergjencës.

 

Disa punëtorë të ndërtimtarisë ishin duke shpuar tokën kur bomba shpërtheu, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në një njoftim për media.

 

Advertisement

Shpërthimi ishte dëgjuar disa kilometra larg dhe shkaktoi dëme materiale, raportuan mediat gjermane.

 

Për shkak të këtij incidenti edhe operatori kryesor i trenave (Deutsche Bahn) suspendoi shërbimet për një kohë të caktuar në linjat e prekura. Sipas zjarrfikësve shpërthimi ndodhi afër një ure nëpër të cilën kalojnë të gjithë trenat që hyjnë ose dalin nga stacioni.

 

Advertisement

Rreth 75 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania mbetet e mbushur me bomba të pashpërthyera, të cilat shpesh zbulohen gjatë punimeve ndërtimore. Megjithatë shumicën prej tyre i largojnë ekspertët para se të shpërthejnë.

 

Vetëm vitin e shkuar, shtatë bomba nga Lufta e Dytë Botërore ishin gjetur afër zonës së fabrikës së parë evropiane të kompanisë Tesla, në periferi të Berlinit.

 

Advertisement

Bomba të pashpërthyera u gjetën edhe në Koln dhe Dortmund vitin e shkuar.

 

Ndërkaq në vitin 2017, një bombë prej 1.4 milion ton e cila u gjet në Frankfurt detyroi evakuimin e 65 mijë banorëve, ndryshe operacioni më i gjerë i kësaj natyre që nga përfundimi i luftës në vitin 1945./ Rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy