Dita e tretë e zgjedhjeve evropiane, rezultatet pritët të shpallen mbrëmjen e të dielës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dita e tretë e zgjedhjeve evropiane, rezultatet pritët të shpallen mbrëmjen e të dielës

Në ditën e tretë të zgjedhjeve europiane qytetarët votojnë  në Itali, Letoni, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Maltë. Në Itali, qendrat e votimit sot hapen nga ora 15:00 deri në orën 23:00 ndërsa Giorgia Meloni shpreson se rezultati i zgjedhjeve do të forcojë kontrollin e saj në politikën italiane.

Meloni, e cila drejton partinë e ekstremit të djathtë në Itali Frateli d’Italia ka ndërmarrë hapin për të vendosur emrin e saj në krye të listës zgjedhore të partisë, edhe pse nuk ka ndërmend  të ulet në karrigen e  eurodeputetes.

Ndërkohë në Republikën Çeke qytetarët votojnë  në ditën e dytë radhazi. Disa parti nga grupe të ndryshme politike në Parlamentin Evropian kanë formuar një listë të përbashkët kandidatësh për t’iu kundërvënë populistëve nga partia e ish-kryeministrit Andrej Babis.

Ndërkaq  në Sllovaki, kryeministri Robert Fico, që po merr veten pas atentatit të muajit të kaluar, u rikthye në skenën politike këtë javë me një sulm ndaj opozitës liberale, medias antiqeveritare dhe Organizatave joqeveritare të financuara nga jashtë, për të cilat ai tha se kishte krijuar një klimë urrejtjeje  që nxiti edhe atentati ndaj tij. Ndërkohë pjesa tjetër dhe më e madhe e vendeve do të votojnë të dielën.

Advertisement

Duke qenë zgjedhjet e para pas pandemisë së Covid 19, nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, valës së imigrantëve, dhe rritjes së rreziqeve prej ndryshimeve klimatike, këto zgjedhje po konsiderohen tejet të rëndësishme për të ardhmen e Parlamentit të Strasburgut. Rezultatet në mbarë Evropën janë planifikuar të shpallen të dielën në mbrëmje, pasi të gjitha vendet evropiane të kenë përfunduar votimin./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy