Vladimir Putin drejt fitores, sot dita e tretë e zgjedhjeve në Rusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vladimir Putin drejt fitores, sot dita e tretë e zgjedhjeve në Rusi

Vladimir Putin po kërkon të forcojë kontrollin mbi pushtetin përmes zgjedhjeve që po mbahen në ditën e tretë në Rusi dhe që sipas të gjitha gjasave, do t’i japin atij një tjetër mandat 6 vjeçar.

Megjithatë kundërshtarët e tij dhe kritikët e regjimit të Kremlinit po bëjnë përpjekjet e fundit përmes thirrjeve për protesta masive.

Pargjatë tre ditëve të para janë shënuar disa incidente në shenjë proteste dhe bojkoti ndaj zgjedhjeve.

Votuesit hodhën bojë, ndërsa pati edhe zjarr dhe molotov brenda ambjenteve të qendrave të votimit.

Advertisement

Ndërkohë këto tre ditë janë shoqëruar me  një seri bombardimesh ukrainase dhe inkursionesh në territorin rus nga grupet sabotuese anti-Putin.

Në orët e para të kësaj të diele, një sulm me dron shkaktoi zjarr në një rafineri në Rusisë jugore, ku sipas autoriteteve mbeti i vdekur një person.

Dy të tjerë ndërruan jetë të shtunën si pasojë e sulmeve me dronë në qytetin rus Belgorod.

Me fitoren e këtyre zgjedhjeve Vladimir Putin ‘çimenton’ pushtetin e tij dhe bëhet lideri më jetëgjatë rus në 200 vitet e fundit.

Advertisement

Votimi do të përfundojë në Kaliningrad, zona më perëndimore kohore e Rusisë.

Një koncert në Sheshin e Kuq do të mbahet të hënën për të shënuar 10 vjet që nga aneksimi i gadishullit të Krimesë nga Rusia një ngjarje që pritet të shërbejë gjithashtu si një festë e fitores për Putinin./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy