Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të dal sot zyrtarisht në një seancë dëgjimore për akuzën e komplotit me përmbysjen e rezultatin zgjedhor të vitit 2020.
Para nisjes së seancës, ai e ka konsideruar këtë çështje si dëshmi të “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të Shteteve të Bashkuara nën presidencën e Joe Bidenit.
Ish kreu i Shtëpisë së Bardhë po ashtu përballet me dy raste tjera penale, teksa bën fushatë për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Siguria është rritur në Uashington, në prag të nisjes së seancës.
Barrierat metalike janë vendosur jashtë ndërtesës së gjyqit, ku do të lexohen zyrtarisht akuzat kundër Trump.Struktura tjera janë vënë edhe rreth ndërtesave të Kongresit amerikan, ku mbështetësit e Trump-it kanë kryer trazira në janar të vitit 2021, të revoltuar me rezultatin zgjedhor.
Shërbimi Sekret, i cili ofron mbrojtje për presidentët dhe ish-presidentët ka lëshuar një paralajmërim për publikun se mund të ketë bllokada në trafik në qendër të Uashingtonit.Është raportuar të jetë rritur edhe mbrojtja për gjyqtarët e përfshirë në këtë rast. Ndonëse e ka mundësinë e paraqitjes në gjyq edhe përmes video-lidhjes, Trump pritet të jetë në seancë fizikisht.