Dramë ekologjike në brigjet e Kalifornisë/ Mbi 500 mijë litra naftë u derdhën në det

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dramë ekologjike në brigjet e Kalifornisë/ Mbi 500 mijë litra naftë u derdhën në det

Një derdhje nafte kërcënon të bëjë katastrofe ekologjike  në brigjet e famshme të Orange County ne Kaliforni . Një defect teknik në një tubacion nafte të lidhur me një platformë në det të hapur derdhi gati 500,000 litra naftë në det, duke ndotur mbi 30 kilometra plazhe . Autoritetet po hetojnë nëse spiranca e një anije mund të ketë goditur tubacionin.

Në pritje të informacioneve zyrtare, derdhja e naftës jashtë Beach Huntington është më e rëndësishmja në Kaliforni që nga viti 1969 kur mbi 80,000 fuçi naftë ranë në det pranë Santa Barbara.

 

Zogjtë dhe peshqit e ngordhur janë gjetur në breg përgjatë brigjeve të Huntington Beach dhe Neëport Beach. Tre mijë fuçi naftë bruto që përfunduan në oqean i shtynë autoritetet të mbyllin plazhin Huntington, për të lejuar operatorët e Rojës Bregdetare të pastrojnë zonën por me rrezikun real që derdhja e naftës të bëhet akoma më e madhe. Për kryebashkiakun e Huntington, Kim Carr, plazhet mund të mbeten të pavizitueshme “për disa javë, ndoshta muaj”.

Advertisement

 

Për momentinb Rojet bregdetare kanë “hequr” afro katër mijë litra naftë, falë 14 anijeve të përfshira në pastrim dhe krijimit të një pengese lundruese që ndihmon në frenimin e përhapjes së njollës së zezë në Paqësor.

 

 

Advertisement

Për shkak të derdhjes së jashtëzakonshme të naftës u anullua edhe, dita e tretë e shfaqjes ajrore të Paqësorit e cila vetëm një ditë më pare mblodhi në breg të detit 1.5 milion për të parë Blue Angels dhe Thunderbirds.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy