“Duart larg nga hixhabi im”/ Vajzat myslimane në Francë protestojnë kundër propozimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Duart larg nga hixhabi im”/ Vajzat myslimane në Francë protestojnë kundër propozimit

16-vjeçarja Mariem Chourak është një myslimane e devotshme, e cila e quan hixhabin një shprehje të përkushtimit të saj ndaj Profetit Muhamed. Mirëpo, ndryshimi në një projekt-ligj “anti-separatizëm” i krijuar për të forcuar vlerat laike të Francës, mund t’i mohojë asaj lirinë e mbajtjes së hixhabit në hapësirat publike.

 

Chourak u shpreh se hixhabi është pjesë e identitetit të saj, ndërsa e konsideroi një poshtërim propozimin e senatorëve francezë.

 

Advertisement

“Nuk mund ta kuptoj pse ata dëshirojnë të miratojnë një ligj diskriminues.”

 

Vendi i fesë dhe simboleve fetare të veshura në publik është një çështje e diskutueshme në Francë, shtet i cili ndaloi mbajtjen e shamive islamike në shkollat shtetërore në vitin 2004.

 

Advertisement

Në vitin 2010, ajo ndaloi burkën, mbulesën islamike me fytyrë të plotë, në vende publike të tilla si rrugë, parqe, transport publik dhe administrata.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy