E djathta ekstreme ka shfrytëzuar pandeminë për të përhapur urrejtje, edhe në Ballkan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E djathta ekstreme ka shfrytëzuar pandeminë për të përhapur urrejtje, edhe në Ballkan

Nga Nermina Kuloglija dhe Azra Husaric, Balkan Insight

Në fillim të shtatorit, kutitë postare u mbushën me fletushka që ftonin njerëzit të “vizitonin” kanalin BitChute – i njohur për akomodimin e ekstremistëve dhe teoricienëve konspirativ. Ka një sërë videosh të përkthyera në gjuhën kroate që bëjnë krahasime midis kufizimeve të vendosura në mbarë botën që nga viti 2020 për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit  dhe politikave të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

E krijuar në Britani në vitin 2017 si një alternativë ndaj YouTube, BitChute është bërë i njohur për videot që promovojnë racizmin, urrejtjen dhe mohimin e Holokaustit . Sipas një hulumtimi të organizatës kundër krimit Hope not Hate në verën e vitit 2020, 20 videot më të klikuara në platformë ishin një kombinim i propagandës ekstreme raciste dhe dezinformatave të dëmshme, kryesisht me origjinë nga QAnon dhe grupet anti-vaksinave.

Advertisement

Dhe ndikimi i saj ka mbërritur në Bosnjë. Sipas hulumtimit të BIRN, individë që shpërndajnë video në  BitChute, duke përfshirë video të përkthyera që pretendojnë se pandemia COVID-19 është e rreme dhe vaksinat janë të rrezikshme, kanë marrë pjesë gjithashtu në protesta kundër kufizimeve të COVID-19 në Bosnje dhe gjetkë në Ballkan, raporton abcnews.al

Në Serbi dhe Kroaci, ata i janë bashkuar protestave kundër emigrantëve dhe refugjatëve dhe të drejtave LGBT. Ekspertët e ekstremizmit të dhunshëm thonë se grupe të tilla po përpiqen të shfrytëzojnë lëvizjen anti-vaksinave si një mjet për të përhapur urrejtjen. Sipas një raporti nga Komisioni Europian,  të publikuar këtë vit, grupet ekstremiste po përdorin teoritë e konspiracionit si një mjet për të rekrutuar ndjekës dhe për të përhapur agjenda radikale, duke abuzuar me pasigurinë, frikën, problemet socio-ekonomike dhe çështjet e shëndetit mendor të individëve vulnerabël.

“Grupet ekstremiste shfrytëzuan mundësinë duke ofruar zgjidhje dhe përgjigje të thjeshta për çështje shumë komplekse me qëllim që të avancojnë agjendat e tyre dhe të rekrutojnë mbështetës”, thuhet në raport.

BIRN nuk arriti të përcaktonte se kush i shpërndau fletushkat në Sarajevë.

Advertisement

Menjëherë pasi fletushkat u përhapën kudo  në Sarajevë, një burrë serb i quajtur Milos Dragicevic postoi një foto të njërës prej tyre në profilin e tij në Facebook së bashku me një link të kanalit Kaleidoskop që u krijua pak më shumë se një vit më parë. Kanali përmban më shumë se 90 video me një total prej më shumë se 800,000 shikime.

I kontaktuar nga BIRN, Dragiçeviç tha se nuk e dinte se kush i shpërndau fletushkat, por ata kishin mbështetjen e tij të plotë. Profili i tij në Facebook përmban një sërë postimesh kundër vaksinimit kundër COVID-19 dhe faktit që COVID-19 nuk ekziston. Përveç lidhjes Kaleidoskop, Dragiçeviç ka shpërndarë edhe video nga BitChute.

Videot, të cilësuara si dezinformata nga faqja boshnjake e verifikimit të fakteve Raskrinkavanje, u shpërndanë gjithashtu në Dokumentarac.hr, një portal i krijuar vitin e kaluar në Kroaci për të “dokumentuar fakte dhe informacione të qarta dhe të vërteta”. Portali deri më tani ka shpërndarë rreth gjysmën e të gjithë përmbajtjes  nga kanali Kaleidoskop në BitChute.

Advertisement

BIRN kontaktoi Dubravicin dhe e pyeti nëse ai e di se kush e redakton faqen e Kaleidoskop dhe pse ai kishte postuar video në mbështetje të protestave kundër kufizimeve të COVID-19. Ai u përgjigj: “Unë dua që të gjendet e vërteta dhe faktet të jenë objektive.”

Në profilin e tij, Dubravic ka shpërndarë foto nga një ngjarje në Zagreb, kryeqyteti kroat, nën banderolën, ‘Si të jesh njerëzor dhe të jemi të lirë kur përpiqen të na heqin humanizmin dhe lirinë?’

Nisma organizoi protesta masive në qytet. Koordinatore e Iniciativës është Marina Cecura, e cila renditet si përkthyese e videove të postuara në Kaleidoskop. Profili i Dubravic përmban gjithashtu postime në lidhje më të drejtat e LGBT, ndërsa Cecura ka krahasuar të ashtuquajturat ‘pasaporta të COVID’, me ‘certifikatat ariane’ që kërkoheshin nga të gjithë punonjësit e sektorit publik në Gjermaninë naziste. Pretendime të ngjashme janë bërë në protestat kundër COVID-19 në të gjithë Europën, disa prej të cilave janë kthyer në protesta të dhunshme, raporton abcnews.al

Profesor Matthew Feldman, drejtor i Qendrës për Analizën e së Djathës Radikale me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, CARR , tha se radikalët me prejardhje të ndryshme morën pjesë në protesta të tilla – jo vetëm ekstremistët e djathtë radikalë.

Advertisement

Disa pjesëmarrës, tha ai, mbajnë yllin e verdhë që u kërkohej çifutëve të mbanin në Gjermaninë naziste si një shenjë e kundërshtimit të tyre ndaj vaksinimit, një gjest që kritikët thonë se e banalizon Holokaustin.

Në Slloveni, si Bosnja, një ish-republikë jugosllave, protestat janë kthyer gjithashtu  të dhunshme. Aktorët e ekstremit të djathtë “kanë mbrojtur lëvizjet kundër vaksinave për të rekrutuar dhe radikalizuar anëtarë të mundshëm”, tha Instituti Ndërkombëtar Kundër-Terrorizmit, një organizatë me bazë në Izrael, në një raport të botuar në mars 2021.

“Shumë aktorë të ekstremit të djathtë e shohin lëvizjen kundër vaksinave si një popullatë ideale të synuar për shkak të ‘potencialit të tyre për ekstremizëm kundër sistemit’”, thuhet në raport.

Advertisement

Edhe Serbia ka zhvilluar protesta të ngjashme gjatë muajit të kaluar.  Protestat kundër vaksinimit në Serbi janë mbështetur nga Anti-Globalistët e Serbisë dhe Patrullat Popullore, organizata anëtarët e të cilave shfaqin simbole të ekstremit të djathtë. Të dy janë armiqësorë ndaj emigrantëve dhe refugjatëve që përpiqen të mbërrijnë në  Europën Perëndimore nëpërmjet Serbisë.

Përveç thirrjes së mbështetësve të tyre që të marrin pjesë në protesta kundër kufizimeve të COVID, të dyja organizatat përdorin gjithashtu kanalet e tyre të mediave sociale për të publikuar vendndodhjet e strehimit të emigrantëve dhe refugjatëve. Leviathan, një tjetër grup i krahut të djathtë që kandidoi në zgjedhjet e fundit parlamentare të Serbisë, ka pasur gjithashtu një rol të rëndësishëm në protesta, raporton abcnews.al

Si në Beograd ashtu edhe në Sarajevë, protestuesit kanë përdorur sloganin “Ne nuk do t’ju “japim” fëmijët tanë”, një variant i frazës së përdorur nga ndjekësit e teorisë së konspiracionit QAnon në Shtetet e Bashkuara.

Raportet e mediave kroate thanë se Marko Franciskovic, i cili u dënua në janar 2017 për posedim të paautorizuar të armëve të zjarrit, municionit dhe substancave shpërthyese, mori pjesë në një proteste në Zagreb, duke i thënë turmës se ai po shihte një popull “ushtarakisht të gatshëm për luftë. ”

Advertisement

Në Bosnje, ish-gazetarja Merima Spahic u ka bërë thirrje njerëzve të marrin pjesë në protestat kundër vaksinimit në Sarajevë. Sanin Musa, një ish-mësues dhe udhëheqës i partisë politike ka bërë thirrje gjithashtu për protesta kundër COVID, duke pretenduar se pandemia është një komplot. Musa ka organizuar dy herë më parë tubime kundër Sarajevo Pride, me mbështetësit që shfaqin mesazhe urrejtjeje kundër komunitetit LGBT në Bosnje.

BitChute nuk iu përgjigj pyetjeve nga BIRN në lidhje me këtë histori.  Sipas platformës, asnjë video nuk promovon  nxitjen për dhunë, nuk ka përmbajtje antisemite ose raciste ose video që promovojnë dhunën e policisë.

Sipas Feldman, ka dy gjëra themelore në të cilën pandemia ka shpërthyer: atribuimi i virusit tek kinezët, pra ‘një virus kinez’ dhe pretendimi se njerëzit janë “kavje” të vaksinave.

Advertisement

“Nga këto dy, njëra është frika nga të huajt dhe tjetra është një lloj konspiracioni i elitave për të detyruar njerëzit të vaksinohen. /Përktheu abcnews.al

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy