“E doja fëmijën”, flet shqiptari që akuzohet se ka detyruar 19-vjeçaren të abortonte: Nuk di asgjë për pilulat, kisha rënë në dashuri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“E doja fëmijën”, flet shqiptari që akuzohet se ka detyruar 19-vjeçaren të abortonte: Nuk di asgjë për pilulat, kisha rënë në dashuri

27-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se detyroi partneren e tij 19-vjeçare të abortonte, u la i lirë me kusht ditën e hënë.

Në prononcimet e tij për Star, ai theksoi se “nuk kam bërë asgjë për të cilën më akuzon”, ndërsa shtoi: “Doja fëmijën, jam i trishtuar”.

Në të njëjtën kohë ai ka mohuar kategorikisht akuzat se e ka rrahur dhe i ka dhënë pilule.

“Asnjë nga këto. Unë nuk di asgjë as për pilulat. Nuk e di as ku i gjeti, kur i mori…”

Advertisement

Madje, ai i ka bërë apel 19-vjeçares që të thotë të vërtetën, ndërsa ka thënë se ajo ishte dashuria e tij e parë.

“Për herë të parë në jetën time kisha rënë në dashuri”.

Nga ana tjetër, 19-vjeçarja duke folur për mediet greke tha se ishte e frikësuar se 27-vjeçari shqiptar mund ta lëndonte pas daljes nga burgu.

“Kam shumë frikë se u lirua, mund të më lëndojë mua ose gjyshen. Ai na tha se nëse shkon në burg do të na dëmtojë. Unë nuk e di çfarë të them. Ky njeri nuk ndjen keqardhje për vrasjen e fëmijës tim?” tha 19-vjeçarja duke folur për Mega./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy