Askush nuk e priste që gjatë një fluturimi rutinë, pasagjerët nga Taipei në Bangkok do të përballeshin me një situatë të pazakontë.
Piloti i avionit, Jakarin Sararnrakskul, doli nga kabina për të asistuar në lindjen e një foshnje, sapo u lajmërua se një nga pasagjeret po sillte në jetë papritur fëmijën.
“Fëmija ka lindur në ajër”, deklaroi piloti Sararnrakskul, i cili la punën për pak kohë për të ndihmuar në lindjen e një foshnje, siç shkruan gazeta amerikane New York Post.
Avioni, në pronësi të VietJet Airlines , po nisej nga Taipei, Tajvan, për në Bangkok, Tajlandë, kur ndodhi ngjarja e pazakontë.
Kur Sararnrakskul, i cili u informua se një pasagjere do të lindte fëmijën e saj në një nga tualetet e avionit, hoqi rripin dhe, sipas agjencisë Viral Press , mori rolin e obstetërit.
Por fillimisht ai la në vend të tij bashkë-pilotin e avionit./vizionplus.tv/