E rëndë në Itali/ Çifti shqiptar gjendet i vrarë në shtëpi, policia shpall në kërkim ish-bashkëshortin e gruas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Itali/ Çifti shqiptar gjendet i vrarë në shtëpi, policia shpall në kërkim ish-bashkëshortin e gruas

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, rreth orës 22:00 të së dielës.

 

Një çift shqiptar, janë gjetur të pajetë brenda në banesën e tyre.

 

Advertisement

Mediat italiane, bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve u gjendën nga policia, të cilët u vunë në lëvizje pas telefonatës së vajzës së gruas, që nuk kishte mundur të kontaktonte dot me nënën e saj që prej pasdites.

 

Fillimisht, policia dyshoi se gruaja mund të kishte vrarë veten. Pas zbulimit të dy trupave, karabinierët, pasi kanë mbledhur dëshmitë e para të vajzës së gruas, kanë shkuar për të kërkuar ish-bashkëshortin në shtëpinë e tij në Mira, i cili mund të jetë i përfshirë në ngjarje. Një thikë dhe një pistoletë u gjetën brenda shtëpisë në via Leopardi në Venecia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy