5 milionë euro kokainë e pastër/ Arrestohet çifti shqiptar në Itali, ja si u pikasën nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
5 milionë euro kokainë e pastër/ Arrestohet çifti shqiptar në Itali, ja si u pikasën nga policia

26 kg kokainë e pastër është kapur nga autoritetet italiane gjatë nja aksioni kundër trafikut të paligjshëm.

 

Gjatë kontrolleve nga efektivët u vu re një automjet me targa suedeze që kishte ndaluar në një servis pranë San Severeos prane Foggias, në të cilën ndodheshin dy persona me origjinë shqiptare dhe me pasaportë suedeze.

 

Advertisement

Autoritetet italiane kanë vënë re sjellje të dyshimta të çiftit ndërsa kanë vendosur të vijojnë vëzhgimin.

 

Në dyshime për nervozizmin e shqiptarëve, ata kanë bërë një kontroll më të imtësishëm në automjetin e shqiptarëve.

 

Advertisement

Më ndihmë edhe të qenëve të drogës policia italiane ka zbuluar në automjetin e shqiptarëve plot 26 kilogramë kokainë të pastër e cila në treg kapte vleren rreth 5 milionë euro.

 

Sipas mediave italiane lënda narkotike ishte fshehur poshtë dy sediljeve të para të automjetit e ndarë në shufra.

 

Advertisement

Çifti shqiptar të dyshuar se ishin korrierë, u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Foggias, si përgjegjës për trafikim dhe posedim të lëndës narkotike.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy