E rëndë në Itali/ Gruaja shqipate vdes gjatë natës, vajza e mitur mendonte se flinte dhe e ruante për orë të tëra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Itali/ Gruaja shqipate vdes gjatë natës, vajza e mitur mendonte se flinte dhe e ruante për orë të tëra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

 

Një grua, me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen si pasoje e arrestit kardiak gjatë natës.

 

Advertisement

Gruaja ka qenë në banesë duke fjetur me vajzën e saj të mitur vetëm 4 vjeç.

 

Kjo e fundit, kur u zgjua në mëngjes e gjeti nënën në shtrat, duke e ruajtur për orë të tëra me mendimin se po flinte dhe nuk donte ta zgjonte.

 

Advertisement

Ansa, raporton se ka qenë tezja e vajzës, ajo e cila e shqetësuar se nuk po i përgjigjej motra në telefon ka shkuar në banesën e tyre në Vigevano, ku pa trupin e shtrirë në krevat dhe kuptoi se diçka e keqe kishte ndodhur.

 

Ajo e mori foshnjën në krahë dhe më pas ka telefonuar  ambulancën dhe policinë. Ata nuk kanë gjetur asgjë që të sugjeronte vdekje të dhunshme. Trupi i është kthyer menjëherë familjes për varrimin e kremtuar dy ditë më parë.

 

Advertisement

Do të jetë tezja ajo që do të kujdeset për vogëlushen, e cila ka mbetur vetëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy