Po iknin në aeroport/ Taksia del nga rruga, vdes gruaja, plagoset vajza me fëmijët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po iknin në aeroport/ Taksia del nga rruga, vdes gruaja, plagoset vajza me fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në oret e para te mëngjesit në rrugën Milot- Mamurras. Një autoveture Taksi e cila po udhetonte ne drejtim te Rinasit ka dale nga rruga duke u perplasur me nje objekt.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë një grua 56 vjeçe, pasagjere në taksi.

Në mjet udhetonin edhe vajza e viktimës bashkë me dy fëmijët, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës.

Policia po heton shkaqet e plota te ketij aksidenti ndonese paraprakisht dyshohet se shoferi eshte pergjumur ne timon.

Advertisement

 

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Advertisement

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy