E rëndë në Itali, hap vrimë në murin e fqinjit, tenton ta mbysë duke i lëshuar gaz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Itali, hap vrimë në murin e fqinjit, tenton ta mbysë duke i lëshuar gaz

Ka përfituar nga fakti që fqinji nuk ishte në shtëpi për të hapur një vrimë në murin e tij përmes të cilës t`ia mbushte shtëpinë me gaz.

Tragjedia në provincën e Vercellit në Itali, u arrit të shmangej dhe 63 vjecari u arrestua me akuzën e tentativës për vrasje.

Ishte pronari i banesës ai që kuptoi në kohë kurthin e fqinjit. Ai vuri re vrimën në mur dhe pasi kontrolloi, pa se ajo ishte lidhur me një bombolë gazi dhe e përshkonte një tub gome.

Menjëherë, lajmëroi forcat e rendit dhe zjarrfikëset. Burri kishte ndjerë erën e gazit kur kishte hyrë në shtëpi, dhe fillimisht kishte menduar se kishte ndonjë rrjedhje në banesë.

Advertisement

Vetëm pak me vonë, kishte zbuluar bombolën e vendosur jashtë banesës. Efektivët arritën ta largonin gazin duke siguruar zonën. Rindërtimi fillestar i ngjarjes tregoi se arsyeja e këtij gjesti ekstrem ishin disa zënka të vjetra mes dy fqinjëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy