“Edhe nëse do të ketë mijëra kërcënime, ne do t’ju zhdukim”, kryebashkiakja seksi e Mexicos kërcënon hapur kartelet e drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Edhe nëse do të ketë mijëra kërcënime, ne do t’ju zhdukim”, kryebashkiakja seksi e Mexicos kërcënon hapur kartelet e drogës

Kryebashkiakja më e re e Cuauhtemoc në Mexico, Sandra Cuevas ka thënë se do të ketë një fushatë të ashpër kundër krimit të organizuar.

Ajo paralajmëroi edhe kartelet e drogës, duke theksuar se kohës së tyre po i vjen fundi. “Ne do të konfrontohemi me krimin e organizuar, në mënyrë që ai të largohet nga Cuauhtémoc. Edhe nëse do të ketë mijëra kërcënime, objektivi i garantimit të sigurisë në Cuauhtémoc do të realizohet,” tha Cuevas.

Si pjesë e luftës së saj, Cuevas prezantoi planet e kullave të reja të kontrollit të kamerave të sigurisë, për mbrojtjen e rreth 550,000 banorëve të zonës dhe rreth 6 milionë vizitorëve të përditshëm.

Advertisement

Ajo shtoi se kartelet e drogës që do të goditen janë La Unión, Anti-Unión, La Ronda 88 dhe grupi i militarizuar CJNG.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy