Efektet e globalizimit/ Pasuri për disa, Covid për të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Efektet e globalizimit/ Pasuri për disa, Covid për të gjithë

Efektet e globalizimit/ Pasuri për disa, Covid për të gjithë

Një mikroorganizëm i quajtur Covid-19 po ndryshon modelet, ritmet dhe rregullat e globalizmit. Ai u nis nga Kina duke ndjekur të njëjtat rrugë të globalizmit: tregtia dhe turizmi përmes ajrit, dhe më pas të gjitha mënyrat e tjera të kontaktit midis banorëve të tokës, thotë Corriere della Sera.

Në katër muaj virusi infektoi 7 milion njerëz dhe ka vrarë 380 mijë prej tyre. Kina është furnizuesi më i madh në botë i produkteve me kosto të ulët, veçanërisht në komponentët mekanikë dhe tekstilet. ËShtë vendi ku shumë kompani perëndimore në njëzet vitet e fundit kanë zhvendosur një pjesë të fabrikave të tyre duke ndjekur koston më të ulët të punës.

Epiqendra e infektimit: Europa, dhe më pas Shtetet e Bashkuara, ose vendet që kanë bërë lokalizuar më shumë ose që varen nga furnizimet kineze. I vetmi shërim ose parandalim i njohur deri më tani, mbetet distanca fizike, që është e kundërta e globalizmit.

Advertisement

Në periudhën mars-prill, eksportet kineze u rritën me 3-5% falë 9.2 miliardë eurove të mbledhura nga eksportimi i produkteve mjekësore. Me rritje janë edhe tekstilet që shndërrohen në maska e janë një eksport i lidhur me emergjencën.

Fondi Monetar, i cili deri para disa muajve parashikonte një rritje mesatare botërore prej + 3.3% për vitin 2020, tani i druhet recesionit më të keq botëror që nga viti 1930, (-3%), me një dobësim të PBB për frymë në 170 Vende (në Itali bien me 9.5%, dhe në Eurozonë prej rreth 7%). FMN ka frikë nga një humbje kumulative globale prej 9 mijë miliardë dollarësh për vitet 2020-2021.

Kujt do t’ia ofrojë Pekini tani produktet e tij? Shumë kompani europiane po organizohen për të shkurtuar zinxhirin e furnizimit: pandemia ka treguar se të qenit i varur nga një furnizues i vetëm është e rrezikshme. Ndërkohë, rriten pabarazitë. Në Shtetet e Bashkuara, deri tani 26 milionë vetë kanë aplikuar për përfitime të papunësisë.

Në 30 vitet e kaluara, ata që ishin të pasur janë bërë edhe më të pasur, dhe ata që ishin të varfër i kanë parë kushtet e tyre të përkeqësohen. Në 1980, 1% më e pasur e popullsisë amerikane arriti të kishte 11% të pasurisë totale, por në vitin 2014 kjo pjesë kishte arritur në 20%. Sipas të dhënave më të fundit të Oxfam-it të paraqitura në Davos, 2,153 miliarderë kanë më shumë para se 60% e popullsisë në botë.

Advertisement

Globalizimi lejon shumëkombëshe të mëdha – siç janë teknologjitë hi- çdo vit që të mos paguajnë 500 miliardë dollarë në shtetet ku ata nxjerrin fitime. Kodet e taksave ndryshojnë, dhe loja mund të bëhet një domino. Pas kësaj krize globale shëndetësore dhe sociale, do të jetë e vështirë t`I shmanget një drejtësie më të madhe çështja e rishpërndarjes së pasurisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy