Ekspertët e OKB-së: Trajtimi i grave nga talibanët mund të jetë krim kundër njerëzimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajtimi i grave dhe vajzave afgane nga talebanët, përfshirë përjashtimin e tyre nga parqet dhe palestrat, si dhe shkollat dhe universitetet, mund të përbënte një krim kundër njerëzimit, tha të premten një grup ekspertësh të OKB-së.

 

 

Vlerësimi i Raportuesit Special të OKB-së për Afganistanin, Richard Bennett dhe nëntë ekspertë të tjerë të OKB-së, thotë se trajtimi i grave dhe vajzave mund të jetë ‘persekutim gjinor’ sipas Statutit të Romës, në të cilin Afganistani është palë.

Advertisement

 

 

Zëdhënësi i talebanëve nuk ka kthyer përgjigje në kërkesën e agjencisë së lajmeve “Reuters” për koment mbi vlerësimin e ekspertëve.

 

Advertisement

 

“Të mbyllësh gratë në shtëpitë e tyre është e barabartë me burgim”, thanë ekspertët në një deklaratë, duke shtuar se ka të ngjarë të çojë në nivele të larta të dhunës në familje dhe probleme të shëndetit mendor.

 

 

Advertisement

Ekspertët përmendën gjithashtu si shembull arrestimin në fillim të këtij muaji të aktivistes Zarifa Yaqobi dhe katër kolegëve meshkuj.

 

 

Ata mbeten në paraburgim, thanë ekspertët.

Advertisement

 

 

Talibanët morën pushtetin nga një qeveri e mbështetur nga perëndimi në gusht të vitit 2021. Ata thonë se respektojnë të drejtat e grave në përputhje me interpretimin e tyre të ligjit islamik.

 

Advertisement

 

Qeveritë perëndimore kanë thënë se ata duhet të ndryshojnë kursin për të drejtat e grave, përfshirë realizimin e sinjaleve të dhëna më parë se do të hapnin shkolla të mesme për vajza, si rruga e vetme e njohjes formale të qeverisë së talebanëve.

 

 

Advertisement

Nga ana tjetër, zëdhënësi i zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut u bëri thirrje autoriteteve talebane që të ndalonin menjëherë fshikullimet publike në Afganistan.

 

 

Ravina Shamdasani tha se zyra ka dëshmi për shumë incidente të tilla këtë muaj, duke përfshirë një grua dhe një burrë që janë goditur nga 39 herë secili për shkak se kishin kaluar kohë së bashku pa qenë të martuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy