Ekspertët: Omikron mund të ketë ardhur nga brejtësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspertët: Omikron mund të ketë ardhur nga brejtësit

Varianti më i transmetueshëm Omicron i Covid-19 që ka shkaktuar shqetësim në mbarë botën, mund të ketë evoluar nga brejtësit sipas shkencëtarëve.

Origjina misterioze e këtij varianti ka habitur ekspertët që kur shkencëtarët afrikano-jugor paralajmëruan botën për ekzistencën e tij javën e kaluar. Omicron ka 32 mutacione, gati pesë herë më shumë se Delta dhe ka shqetësime se natyra e tij shumë divergjente mund të anashkalojë imunitetin nga vaksinat.

Ditët e fundit ekspertët në Afrikën e Jugut kanë njoftuar se Omicron ka evoluar efektivisht në errësirë,e pa vëzhguar nga shkencëtarët, duke u ndarë në aspektin evolucionar nga variante të tjera si Alpha dhe Delta diku nga mesi i vitit të kaluar.

Teoria mbizotëruese është se Omicron u shfaq tek një person të infektuar nga HIV/AIDS. Kjo do t’i kishte dhënë virusit kohë për t’u përshtatur me sistemin imunitar të pacientit duke rezultuar në mutacione të shumta.

Advertisement

Por profesori Kristian Andersen, një imunolog në Institutin Kërkimor “Scripps” në Kaliforni, ka teorizuar se varianti i ri mund të ketë evoluar te brejtësit – të njohur si bartës të koronavirusit – përmes kalimit nga “njeri-brejtës-njeri”.

Sipas tij, kjo do të shpjegonte pse ajo u nda nga dega e saj evolucionare dhe ‘u zhduk’ në një moment në vitin 2020 dhe rihyri në popullatë me kaq shumë mutacione të pazakonta. Andersen e bazoi teorinë në faktin se ndërsa Omicron u ndryshua nga variantet e tjera të Covid-19 në mes të vitit të kaluar, kampionimi gjenomik tregoi që ai filloi të qarkullonte te njerëzit vetëm diku në tetor të këtij viti.

Sipas ekspertit varianti i tij favorizonte një origjinë zoonike, me bazë kafshësh pasi ‘linja e gjakut është e vjetër dhe qarkullimi i pazbuluar në pacientët me imunitet të kompromentuar për këtë kohë duket i pamundur’ dhe se Covid është treguar të kërcejë midis specieve edhe më parë.

Një nga teoritë mbi origjinën e Covid-it është se ai fillimisht u hodh nga një specie kafshësh si lakuriqët te njerëzit dhe që nga ajo kohë pjesë të virusit janë gjetur kudo në habitatin e kafshëve.

Advertisement

Duke iu përgjigjur teorisë, profesori David Livermore, një mikrobiolog në Universitetin e Anglisë Lindore tha se duke parë mutacionet e virusit ka më shumë gjasa që të qëndrojë varianti i parë, që është marrë nga një person me HIV/AIDS.

“Omicron është shumë larg nga paraardhësit e tij dhe ka një kombinim të pazakontë të ndryshimeve të shumta,” tha ai.

Profesor Laërence Young, një ekspert i viruseve në Shkollën Mjekësore Ëarëick tha se jemi në ditët e para të të kuptuarit të Omicron dhe mutacioneve të tij. “Pikëpamja ime, është se këta njerëz mund të bëjnë modelim sa të duan, por përdorimi i kësaj në një përpjekje për të parashikuar sjelljen biologjike të virusit është shumë spekulative. Është shumë e vështirë të parashikohet se çfarë do të thotë ky kombinim i mutacioneve për infektivitetin dhe evazionin imunitar,” tha ai.

Varianti i ri po bëhet me shpejtësi dominues në Afrikën e Jugut. Zyrtarët e Shëndetit Publik në provincën Guateng vlerësuan se vlera R – një masë kyçe e përdorur për të vlerësuar se sa shpejt po rritet një valë infektimesh – mund të jetë deri në 3.5. Sipas ekspertëve kjo normë nuk ka qenë asnjëherë më shumë se 1.6 përfshi edhe vendet me popullsi të madhe.

Advertisement

Omicron ka shkaktuar një rritje meteorike të rasteve në Afrikën e Jugut, kryesisht të përqendruar në Guateng. Në shkallë kombëtare, rastet atje u rritën në 11,535 të enjten. Sipas ekspertëve është varianti dominues në më pak se një javë që prej kohës kur u zbulua.

Ndërsa infektiviteti i Omicron duket i padiskutueshëm, ka pasiguri nëse mund të shmangë vaksinat dhe sa e rëndë do të jetë sëmundja që shkakton. Ekspertët e shëndetit publik në Afrikën e Jugut dhe OBSH kanë këmbëngulur se rastet janë vetëm të lehta dhe vaksinat duhet të jenë ende efektive kundër llojit, pavarësisht mungesës së të dhënave. Por epidemiologia e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) Meaghan Kall paralajmëroi se të dhënat aktualisht tregojnë se Omicron mund të jetë ‘më keq’ se Delta.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy