Eksportet e naftës ruse arrijnë nivelin më të lartë që nga pushtimi i Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Eksportet e naftës ruse arrijnë nivelin më të lartë që nga pushtimi i Ukrainës

Eksportet e naftës ruse janë rritur në nivelet e tyre më të larta që kur vendi pushtoi Ukrainën më shumë se një vit më pare, raporton CNN.

 

Rusia eksportoi 8.3 milionë fuçi në ditë naftë të papërpunuar dhe të rafinuar në prill, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në raportin e saj mujor të naftës të publikuar të martën.

 

Advertisement

Një rritje në eksportet e naftës së papërpunuar kompensoi një rënie në eksportet e produkteve të rafinuara, shtoi agjencia.

 

Rritja vjen pavarësisht se Bashkimi Evropian vendosi një ndalim për të gjitha importet detare të naftës së papërpunuar të Moskës vitin e kaluar dhe një ndalim total për importet e produkteve të naftës së rafinuar.

 

Advertisement

Rusia ka arritur të devijojë vëllime të mëdha të naftës së saj në Kinë dhe Indi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy