EMRAT/ Shkatërrohet grupi i narkotrafikut, mes të arrestuarve edhe një çift shqiptarësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Shkatërrohet grupi i narkotrafikut, mes të arrestuarve edhe një çift shqiptarësh

Tre shtetas shqiptarë dhe 5 italiane janë arrestuar nga policia me akuzën për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytet.

Mediat italiane bëjnë me policia kishte nisur hetimin një vit më parë, pasi kishte parë lëvizje të dyshimta te shqiptarët dhe miqtë e tyre.

Pas arrestimit gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Armand Losin, 33 vjeç, banues në Champdepraz.

Ndërsa për bashkëshorten e tij Gentjana Losi dhe shqiptarin tjetër Gentian Troplini ka dhënë masën arrest shtëpie.

Advertisement

Po masën arrest shtëpie gjykata ka dhënë edhe për  Mattia Alliod, 36 vjeç, nga Saint-Vincent.

Për katër persona të tjerë, të gjithë italianë me banim në Media dhe Bassa Valle, gjyqtari urdhëroi detyrim paraqitje.

Sipas mediave hetimet nisën rreth Alloid, por fitimet e tij nisën të bien kur në treg u shfaq shqiptari Amarildo Losi dhe grupi i tij.

Fillimisht pati një bashkëpunim mes tyre, por më pas, sipas hetuesve, grupi i shqiptarëve filloi të menaxhonte në mënyrë të pavarur tregun.

Advertisement

Droga shitej nga minimumi 70 euro deri në maksimum 120 euro dhe për ta xhiroja e përgjithshme mes të gjithëve ishte 100 mijë euro në muaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy