EMRI/ Vrau afganin pas prishjes së pazareve të dr*gës, arrestohet anëtari i bandës së shqiptarëve “Luanët”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Vrau afganin pas prishjes së pazareve të dr*gës, arrestohet anëtari i bandës së shqiptarëve “Luanët”

Policia greke ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili është pjesë e bandës së shqiptarëve të quajtur “Luanët”.

24-vjeçari akuzohet si i përfshirë në vrasjen e një të riu afgan në fillim të muajit të kaluar në zonën e Agios Panteleimonas.

I riu akuzohet se ka qëlluar me armë afganin në 8 mars pas një sherri para nëj dyqani në Athinë. Sipas policisë përplasja ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

Gjithashtu mediat helene raportojnë se 24-vjeçari, Dhimitri Çiço ka qenë i akuzuar edhe më parë për bashkëpunim në vrasje.

Advertisement

Po ashtu ai ka qenë i akuzuar edhe për vrasje seriale dhe bashkëpunëtore, si dhe për formim bande. Ai është akuzuar edhe për grabitje, armëmbajtje dhe përdorim të rëndë, sulm të rëndë dhe bateri, bateri të rëndë, grabitje të rëndë, vjedhje, pranim dhe asgjësim të produkteve të veprës penale, shoqërim, zhvatje, kanosje, dhunë të paligjshme, kërcënim, dëmtim pronë e huaj, shkelje e rendit për parandalimin dhe transmetimin e sëmundjeve, lypja, për shkelje të ligjit për armët si dhe për dhunë në familje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy