Vrau dhe dogji dy grekë/ Arrestohet në Maltë shqiptari i shumëkërkuar (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau dhe dogji dy grekë/ Arrestohet në Maltë shqiptari i shumëkërkuar (EMRI)

Ledjon Brakaj, 36 vjeçari shqiptar i shumëkërkuar në Greqi është arrestuar nga policia e Maltës.

 

Për Brakajn ishte lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia greke se ka vrarë dhe më pas djegur dy persona në ishullin e Aeginës, ku kishte shkuar për të grabitur.

 

Advertisement

Arrestimi i tij u bë i mundur në  Marsaskala.

 

Nga ajo që raportohet në mediat malazeze, mësohet se Brakaj dyshohet për vrasjen e pronares në pension të dyqanit të suvenireve, Irini Marmarino dhe nipit të saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së saj në vitin 2015 dhe i grabiti atyre rreth 780,000 euro dhe sende me vlerë.

 

Advertisement

Sipas medias greke Anikoluli.Gr, viktimat janë rrahur dhe djegur të gjallë.

 

Mjeku ligjor i Pireut, Elias Bogiokas u citua të thoshte se viktimat u sulmuan me shkelma, grushta ose shkop dhe më pas u dogjën ngadalë të gjallë.

 

Advertisement

Inspektorët maltezë Kurt Ryan Farrugia dhe Robinson Mifsud dëshmuan se Brakaj u arrestua pasi gjurmët e gishtave të tij përputheshin me ato të dërguara nga autoritetet greke.

 

Megjithatë, avokati i Brakajt, Franco Debono u kundërpërgjigj se kjo provë nuk u paraqit në gjykatë dhe për këtë arsye nuk duhet të mbështetet. Ai paralajmëroi gjithashtu se emri i klientit të tij nuk përputhet me emrin në urdhër-arrestin grek.

 

Advertisement

Mbrojtja nuk kërkoi lirimin me kusht dhe gjyqtari Noel Bartolo urdhëroi që Brakaj të lihej në paraburgim në pritje të një seance javën e ardhshme, gjatë së cilës do të diskutohen procedurat e ekstradimit grek.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy