Ëndërra e gjatë e kompjuterit bullgar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ëndërra e gjatë e kompjuterit bullgar

Në pranverën e 1989 një virus informatik filloi të sulmojë kompjuterët në Europë, në Shtetet e Bashkuara dhe në Azi. Çdo nisje të 16-të të një fajli të ekzekutueshëm të infektuar, virusi e fshihte në mënyrë të rastësishme një pjesë të harddiskut dhe bënte të shihej fraza “Eddie lives… somewhere in time” (Eddie jeton… diku në ndonjë pjesë të kohës, një referim ndaj një disku të Iron Maiden të vitit 1986). Origjina e virusit ishte e deklaruar tek firma: “Ky program është shkruar në qytetin e Sofjes (C) 1988-89 Dark Avenger”. Dark Avenger ishte vetëm më prolifiku i një grupi hakerash që u shfaqën në Bullgari midis fundviteve ‘80 dhe viteve ‘90. Në dhjetor të 1990, “New York Times” shkruante se vendi i bllokut lindor ishte bërë një vektor gjigantesk infeksioni në ekonominë e re të informacionit dhe John McAfee, programator i specializuar në sisteme sigurie, i tha së përditshmes: “10% e 60 thirrjeve që marrim çdo javë është për virusë bullgarë”. Sipas një vlerësimi tjetër, rreth 90% e 300 virusëve që mund të gjendeshin në kompjuterët e IBM vinin nga Bullgaria. Në 1997 “Wired” e quajti Bullgarinë “zemrën e errësirës”.

Si ka mundësi që një vend i vogël socialist ishte bërë epiqendra e gjithë këtyre epidemive dixhitale? Imazhi konvencional i vendeve komuniste të Europës Lindore ishte ai i shteteve teknologjikisht të prapambetura që kishin humbur trenin e erës informatike, të mbyllur prapa një Perdeje të Hekurt të papenterueshme që pengonte qarkullimin e njerëzve dhe të ideve. Por Bullgaria nuk ishte kështu. Përkundrazi, suksesi i industrisë elektronike konsiderohej një element kyç për arritjen e objektivave ideologjikë dhe ekonomikë të vendit. Partia Komuniste Bullgare shpresonte se kompjuteri ishte hapi i parë i vërtetë drejt një utopie komuniste ku automatizmi do të thjeshtëzonte planifikimin e aktiviteteve nëpërmjet një rrjeti informatik kombëtar dhe qenia njerlzore do të të ngrihej nga detyra më të thjeshta. Sidomos, basti i partisë ishte që kompjuteri do të rilançonte një ekonomi që dikur ishte e dyta e botës për nga koeficenti i rritjes, por që në vitet ’80 po zhytej.

Ëndërra pjesërisht u realizua: rreth mesit të viteve ’80, Bullgaria socialiste arriti të prodhojë 47% të harduerit të bllokut të Lindjes, nga Berlini në Vladivostok. Por vendi ende gëzonte përqindje rritjeje të anashkalueshme dhe një produktivitet të ulët pune, që i detyroheshin edhe paaftësisë së partisë për ta bërë operative teknologjinë e prodhuar nga fabrikat e saj. Në fakt, shpesh aparaturat dhe makinat me kontroll numerik të prodhurara nga shteti qëndronin të papërdorura prej mungesës së softuerit të nevojshëm për t’i bërë funksionale. Ndërsa problemi u zgjat për të gjithë vitet ‘80, partia vendosi t’ia besojë shpresat e saj një përpjekjeje edukimi masiv për t’i transformuar bijtë e fundit të socializmit në gjeneratën e parë elektronike të vendit. Do të ishin ata që do të krijonin softuerin që do të mundësonte të automatizohej gjithçka që partia ëndërronte të automatizohej, nga prodhimi kimik në menaxhimin e të bankave të të dhënave të përkrahjes sociale. Dhe kështu, duke filluar nga 1983, të rinjtë bullgarë nga 12 vjeç e sipër i futën në një program shtetëror formimi teknik dhe licetë e universitetet u transformuan në laboratorë të së ardhmes. Të rejat dhe të rinjtë bullgarë që mësonin të programonin me gjuhën Basic duhej të bëheshin punëtorë intelektualë dhe qytetarë krijues të një bote të re shkencore socialiste, ku të mësonin të qeverisnin procese prodhues dhe socialë më komplekse se kurrë.

Por në aktin praktik gjenerata e të rinjve bullgarë e viteve ’80 kuptoi se ishte një ingranazh i thjeshtë në një ekonomi që vazhdonte të vuante mungesa produktesh dhe qafa shishes, të gjithë elementë që kontribuan në rënien e regjimit komunist në 1989. Me fundin e komunizmit, dojet teknologjike dhe pulsionet sipërmarrëse që shteti u kishte transmetuar gjeneratave më të reja u kanalizuan në krijimin e virusëve informatikë dhe në kompanitë e para të softuerit të Bullgarisë demokratike. Hakerat si Dark Avenger kanë qenë kështu produkti më evident i një eksperimenti politik dhe kulturor i dështuar, por me reperkusione afatgjata. Fundi i ëndërrës së partisë ka shtyrë pjesën e mirë e gjeneratës së viteve ’80 midis krahëve të ideologjisë që i kundërvihet mizorisht socializmit, por që është ende e ndërthurur me utopi. Shumë çprej këtyre djemve do të emigrojnë në Silicon Valley dhe në qendra të tjera të ekonomisë globale të informacionit, duke marrë me vete një version fuqimisht kapitalist të ëndërrës komuniste: çlirimin e shpirtit njerëzor nëpërmjet teknologjisë.

Advertisement

Ka një pohim të famshëm të Karl Marx, sipas të cilit nën komunizmin njeriu do t’i bëjë peshkatarin në mëngjes dhe artistin në pasdite. Me ardhjen e viteve ‘60, Partia Komuniste Bullgare ishte e bindur se falë automatizimit vizioni i Marx kishte për t’u realizuar. Nga universitetet e vendit dolën mijëra inxhinierë dhe kibernetika u bë fjala e ditës në programet ekonomike të partisë. Kompjuterët do të thjeshtonin informacionin, duke furnizuar të dhëna objektive mbi ekonominë dhe duke u mundësuar planifikuesve të Sofjes që ta parashikonin saktësisht të ardhmen. “Shkenca do të jetë një forcë prodhuese”, shpalli partia. Vetëm një gjeneratë më parë në Bullgari kjo ide dukej e pakonceptueshme. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur në 1944 partia mori pushtetin, ndërsa Ushtria e Kuqe e Stalinit i ngjitej Danubit, Bullgaria ishte ende një vend kryesisht bujqësor. Në fushën e zhvillimit ndërkombëtar, ky shtet i vogël ballkanik ofronte shembullin e përkryer e problemeve të rajonit, që mund të tejkaloheshin vetëm me investime në shkallë të gjerë. Aty u bënë sovjetikët, me industrializimin marramendës stalinist. Në vitet ’50, Bullgaria aplikonte në gjithçka dhe për gjithçka modelin ekonomik sovjetik: planifikimin qendror, çiminierat dhe një proletariat  industrial në rritje nëpër qytete.

Megjithatë, me ardhjen e viteve ’60, faza e rritjes tashmë po ezaurohej dhe vendi po përballej me një krizë të rëndë të borxhit publik. Sipas këshillës së një grupi inxhinierësh bullgarë të formuar në Europën Perëndimore, partia individualizoi tek elektronika rrugën e së ardhmes. Siç e shpjegoi presidenti i Bullgarisë Todor Zhivkov, “nuk mund të krijojmë një sistem industrial me domate dhe me qepë”. Investimet e mëdha publike ju bashkangjitën liçencat japoneze dhe një program i madh spiunazhi me objektivin e krijimit të një industrie informatike kombëtare. Në vitet ’60 dhjetëra fabrika dhe institute bullgare nisën të furnizojnë procesorë, minikompjuterë dhe njësi periferike. Shumë prej këtyre teknologjive qenë prodhuar me liçencë apo të kopjuara pasi që shërbimet sekrete bullgare i kishin siguruar në Perëndim. Qysh nga fillimi, sektori i harduerit bullgar ishte i themeluar mbi spiunazhin dhe imitimin e teknologjive ekzistuese, më shumë se mbi novatorizmin e brendshëm. Pula me vezë të arta ishte disku i ngurtë, i të cilit Bullgaria kishte thuajse monopolin në bllokun e Lindjes.

Vitet ’80 u karakterizuan nga një seri investimesh të mëdha në robotikë dhe në personal kompjuterë, që çuan në moshën e automatizimit në zyra dhe në fabrika. Për sa i papërsosur, automatizimi bullgar arriti gjithësesi të afirmohej: rreth 200000 punëtorë, në 8 milion banorë në Bullgari, qenë të përdorur në elektronikë duke firmuar forcën e dytë industriale të vendit. Kopjet bullgare të IBM 360/370, disqet e ngurta Winchester dhe një klon i Apple II i njohur si Pravetz bënë rrugë në kompanitë dhe në institucionet socialiste e jugut të botës. Kompjuterët bullgarë fluturuan mbi stacionin hapësinor sovjetik MIR, u përdorën për kërkimin bërthamor në Indi dhe nga institucioni i ri statistikor i Mozambikut. Megjithëse dalë nga dalë dhe me njollë leopardi, automatizimi hyri në proceset e prodhimit të makinave dhe në çimentot, kontrolloi nivelet e prodhimit të qumështit në fabrikat kolektive dhe u fut gjithnjë e më shumë në shërbimet sociale dhe administrative. Fatkeqësisht, produktet bullgare nuk arritën të çajnë në tregun kapitalist global për fajin e cilësisë së tyre të dobët. Në vend që të identifikohej burimi i mundshëm i problemit në parimet e tij ekonomikë (për shembull, planifikimi qendror), partia u përqëndrua mbi “faktorin subjektiv”. Sipas përgjegjësve, me pak fjalë, faji nuk ishte i sistemit, por i punëtorit bullgar, që i rrëmonte përgjegjësitë, vidhte dhe flinte në vendin e punës. Vetëm kompjuterët dhe robotët mund ta zgjidhnin problemin, duke i eliminuar strategjitë njerëzore të mbijetesës në një ekonomi të karakterizuar nga pakësia si ajo socialiste, ku raportet personale dhe tregu i zi qenë themelorë për të siguruar produktet e pakta të disponueshme. Është kjo situata e veçantë ku gjenerata e mëpasme, ajo e para vërtet informatike, është dashur të rritet.

Organizata që përgatiste thuajse të gjithë të rinjtë bullgarë të bëheshin komunistët model të së ardhmes ishte Bashkimi i Rinisë Komuniste Dimitrov (DKMS), e cila në 1984 i dha jetë “Computer Per Voi”, një revistë mujore për gjeneratën e re. Editoriali i parë i saj u thoshte lexuesve: “Do të synojmë që t’ju ofrojmë dije, përvojë dhe kreativitet nga bota bindëse e Madhësisë së Tij ELEKTRONIZIMIT”. “Madhësia e Tij” efektivisht ishte hyrja prej një cope në jetën e të rinjve. Në 1979 partia kishte ngarkuar 27 shkolla të futjes së kurseve eksperimentale të informatikës. Më pas ardhja e perosnal kompjuterit i hapi elektronikës deyrt e shkollës bullgare. Në 1983, Shkolla e Lartë e Elektronikës e Sofjes mori furnizimin e saj të parë të plotë me kompjuterë (18, që mjaftonin për një klasë të tërë) dhe informatika hyri për të qenë pjesë e programit shkollor. Në harkun e një viti nëpër shkollat bullgare arritën më shumë se 300 kompjuterë. Softuerët shkollorë u përdorën për kurse gjuhe, matematikë dhe shkenca, përveç se për leksione programimi në Basic. Në vitin e 3 të superioreve i shfaqën lëndë si “hyjre në kibernetikë” dhe “automatizim i produktit”. “Computer Per Voi” botoi një seri projektesh arkitektonike për sallat e reja ku studentët trajtoheshin si cyborg: “Integrimi në mjedisin shkollor është efikas vetëm nëse siguron një funksionim optimal të sistemit njeri – makinë”, shpjegonte në revistë një inxhinier elektronik.

Advertisement

Ekonomia duhej të përbëhej nga sisteme njeri – makinë dhe i njëjta i takoi shkollës. Metoda të reja mësimdhënieje u zhvilluan nën drejtimin e matematikanit Blagovest Sendov, që në fillimin e viteve ’60 kishte marrë pjesë në krijimin e Vitoshës, kompjuterit të parë bullgar. Në një artikull për “Computer Per Voi”, Sendov e quante kompjuterin “një objekt fantastik” dhe e ngrinte në metaforë të erës së re. Socializmi bullgar, shpjegonte ai, do të përkufizohej nga “mendja e plazmuar mbi modelin e kompjuterit”. Të rinjtë do të duhej të “mësonin vazhdimisht” për të gjithë jetën, duke kaluar në sitë informacione, duke i sintetizuar dhe duke i njohur lidhjet midis zonave të ndryshme të aktivitetit njerëzor. Mësimi i gjuhës së kompjuterit – atë që Sendov e quante “alfabetizimi i dytë” – duhej të bëhej themeli i të gjitha programeve shkollore. Të rinjtë qenë të tërhequr në ëndërrën e re edhe nëpërmjet një rrjeti “klubesh të kompjuterit” të menaxhuar na DKMS. I pari lindi në 1984 në kryeqytetin Sofje; në 1987 numëroheshin më shumë se 530 në të gjithë Bullgarinë. Në brendinë e tyre këtë klube numëronin më shumë se 4000 kompjuterë, përveç robotëve të vegjël që studentët mund t’i bënin në shtëpi për të caktuar detyra, si spostimi i peshave të vogla midis të dy tavolinave. Çdo vit në nivel kombëtar bëheshin olimpiadat informatike dhe klubet e kompjuterëve filluan të lindin edhe në Bashkimin Sovjetik, Kubë, Korenë e Veriut, Etiopi dhe në Vietnam. Sipas vlerësimeve të DKMS, më shumë se 600000 studentë dhe punëtorë të rinj frekuentonin çdo vit klubet.

Në 1985 inciativa e parë informatike e menaxhuar nga studentët po jepte kontributin e saj në zgjidhjen e problemeve ekonomike të vendit. Avantgarde, një kolektiv studentësh licealë dhe universitarë të Sofjes dhe Plovdivit, brenda pak muajsh krijuan 60 lojëra dhe 20 programe edukuese për shkollat. Kolektivi bashkëpunonte edhe me fabrikat, duke realizuar zgjidhje për përpunimin e të dhënave, programeve të faqosjes grafike për studimet e dizajnit, bankat e të dhënave elektronike për menaxhimin e personelit, programeve të zgjidhjes së difekteve dhe tjetër. Në 1986, inxhinieri i ri që koordinonte Avantgarde vërejti se kishte kompani softuerësh në shumë qytete të provincës dhe se më shumë se 50 subjekte ekonomike shtetërore qenë të interesuara të urdhëronin paketa softueri ose të bashkëpunonin në zhvillimin e tyre. Në gjuhën tipike të epokës, inxhinieri e përshkruante këtë proces si “në linjë me përgatitjen ideologjike të popullsisë së re, në shpirtin e realiteteve që përcaktojnë tranzicionin e Bullgarisë socialiste drejt shekullit të XXI”. Ose, siç e shpjegonte “Computer Per Voi”, “revolucioni intelektual është në duart e studentëve”. Në fund vizioni marksist i një populli që në mëngjes shkon për të gjuajtur dhe pasdite diskuton nuk u materializua kurrë në Bullgarinë socialiste. Europa Lindore u përfshi nga ndryshimet e mëdha të 1989, të nesërmen e rënies së Mjurit të Berlinit Partia Komuniste Bullgare hoqi nga pushteti Todor Zhivkovin dhe i hapi rrugën zgjedhjeve demokratike. Pavarësisht gjithçkaje, revolucioni intelektual kishte ndodhur: cyborgizimi i rinisë bullgare ishte kryer, si në nivel teknik, ashtu edhe kulturor.

Qysh dy vite përpara rënies së komunizmit, në tentativën për të shmangur rënien e ekonomisë, partia nisin të fusë disa reforma ekonomike modeste, midis të cilës një hapje të kufizuar ndaj sipërmarrjes private dhe të rinjtë krijuan kompanitë e para ligjërisht të njohura. Për shumë të rinj kalimi më ekonominë e tregut qe i lehtë: siç nënvizonte “Computer Per Voi”, faktikisht të programuesit e rinj operonin tashmë në kushtet e lirisë që shteti kishte filluar t’i niihte edhe formalisht. Një pjesë e mirë e softuerëve për kompanitë e mëdha lindëte tek ata. Kompania ajrore shtetërore, Balkan Airways, përdorte programin Syntez të Busoft, një kompani softuerësh nga Burgas, ku një student i shkollës së lartë i la me gojë hapur gazetarët duke tërhequr orare fluturimi dhe prenotime në bullgarisht dhe në anglisht. Zhvilluesit e rinj automatizonin prenotimet nëprë hotele, korrespondencën nëpër zyra dhe të dhënat e rrogave, si edhe i paraqitën shpikjet e tyre në ekspozitën ndërkombëtare të Plovdivit më 1985, që kishte si temë “krijimet e shpikësve të rinj”.

Në fundin e viteve ’80, me rënien e ekonomisë, programuesit e rinj bullgarë panë t’u zbeheshin si perspektivat e tyre të punës, ashti edhe pjesa më e madhe e kreativitetit të tyre. është gjatë kësaj krize që doli faqja tjetër e revolucionit informatik të Bullgarisë: virusi. Tek “Computer Per Voi” virusët informatikë janë cituar për herë të parë në prillin e 1988: rivista i shpjegonte publikut të saj se çfarë ishte një virus dhe sesi mund të kopjohej, përmirësohej dhe përhapej. Duke qenë se shumë kompjuterë bullgarë qenë përdorur nga djetëra njerëz në salla shkollash dhe në klubet informatike, ishte e lehtë të prokurohej një virus dhe të infektohej paditur një makinë. Veç kësaj, virusët pasqyronin përsosshmërisht logjikën e kopjes dhe të imitimit mbi të cilën ngrihej informatika bullgare. Pse të mos merrej një agjent patogjen dixhital dhe të përhapej në të gjithë botën? Funksiononte praktikisht kudo, edhe pse kompjuerët qenë kompatibël me Apple. Kështu, duke filluar nga 1989, kompjuterët e vendeve të largëta si Shtetet e Bashkuara dhe Tajlanda filluan të infektohen nga virusët bullgarë. Disa kishin vetëm bezdi të vogla, si virusi Yankee Doodle, që kufizohej të riprodhonte melodinë e këngës së njohur amerikane në kompjuterin e infektuar. Kurse të tjerë qenë ata që Veselin Bontçev, eksperti i pari antivirus në Bullgari, i quajti “teknopatikë”: njëri prej tyre shkaktoi një dëm prej më shumë se 1 milion dollarëshnjë kompanie në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement

Në vitet e socializmit, të rinjtë me flokë hippy apo të veshur me punk qenë shpesh të shënjestruara nga policia bullgare. Industria e softuerit gjithmonë i ka toleruar dhe deri inkurajuar shprehjen e personalitetit dhe kjo ka influencuar shpirtin e kulturës së virusit bullgar. Për t’ju përmbajtur Virus eXchange, një sistemi me thirrje të krijuar në nëndorin e 1988 nga një student universitar, duhej ta paraqiste një virus të ri për t’ja shtuar koleksionit të më shumë se 300 që tashmë ekzistonin; sajti vetëshpallej “një vend për shkëmbimin e lirë të virusit ku gjithçka lejohet!”. Kjo etikë do të influencojë edhe politikën e gjeneratës së fundit socialiste. Në trilogjinë e tij të rëndësishme Mosha e informacionit, sociologi spanjoll Manuel Castells vëren se Bashkimi Sovjetik dhe sistemi socialist kanë dështuar edhe pse nuk kanë arritur kurrë të kryejnë kurrë hopin cilësor drejt një organizimi post-industriale, post-fordist dhe “informacional” të ekonomisë, të bazuar jo mbi sektorët manifakturistë, por mbi mbi zyrat e shkëlqyera e sektorit më fleksibël të shërbimeve. Në Bullgari ekonomia vazhdonte të dominohej nga çiminierat dhe sektori i ri informatik ishte thirrur të subvenciononte punët e tjera në rënie.

Por dështimi i utopisë teknosocialiste që i ka dhënë jetë gjeneratës së parë të zhvilluesve dhe biznesmenëve në Bullgari ka vazhduar të influencojë idetë e kujt operon në sektor. Bullgarët që kanë shkuar të punojnë në kompani teknologjike perëndimore kanë lënë pas krahëve elementët socialistë e projektit politik të partisë, por i kanë ruajtur idealet tekno – utopiste. Ky utopizëm ka gjetur një shtëpi të re ideologjike në kulturën libertare të Silicon Valley. Momchil Kyurkchiev, themelues i Leanplum, një komapni kaliforniane që e ka zhvilluar një platformë marketingu për dispozitivët portabël, ka deklaruar kohët e fundit se një rrjet televiziv bullgar që gjen pika të ndryshme të përbashkëta midis Shteteve të Bashkuara të sotme dhe Bullgarisë së fillimviteve ’90 ku është rrritur: kush nuk lufton, nuk mbijeton. Vetëm prirja ndaj rrezikut dhe shpirtit biznesor, shpjegon, ndajnë fitimtarët nga të humburit. Nuk është rastësi që “marshimi drejt Perëndimit” i programuesve informatikë bullgarë, siç e ka quajtur ish sekretari shkencor i institutit të kibernetikës teknike të Sofjes kur e ka intervistuar, ka prodhuar shumë pak kritika të Perëndimit. Ndjesia, nëse ka, është se suksesi profesional i bullgarëve në Silicon Valley i ka forcuar në bindjen e tyre se i kanë pasur gjithmonë kapacitetet e duhura, por se kanë lindur në sistemin social të gabuar.

Sot Bullgaria është një prej ekonomive më të varfëra të Bashkimit Europian, por mund të mbështete akoma mbi një industri të qëndrueshme të softuerit. Gjenerata post-1989 vazhdon ta mbushë sektorin, që garanton nivele shpërblyese relativisht të larta. Sipas Eurostat, zyrës statistikore të Bashkimit Europian, në 2018 Bullgaria ka qenë vendi i tretë i Bashkimit për rëndësinë e teknologjive informatike dhe teknologjike mbi PBB. Ka qenë edhe një rast suksesi: në 2014, Telerik, një kompani e Sofjes në realizimin e instrumenteve për zhvillimin e uebit, i është shitur një kompanie amerikane për 262 milion dollarë. Svetozar Georgiev, një prej 4 themeluesve të saj, ka treguar në një intervistë se ka mësuar të orgramojë në një Pravetz-16 që babai i tij ja kishte sjell në shtëpi në fundin e viteve ‘80.

Shumë programues të mbetur në Bullgari që sot punojnë në industrinë e softuerit votojnë për parti të qendrës së djathtë që premtojnë më pak shjërbime sociale dhe më shumë konkurrencë në administratë dhe në jetën ekonomike. Sipas këtyre partive, zgjidhja e problemeve të vendit është teknologjia. Bozhidar Bozhanov, biznesmen informatik dhe një prej kandidatëve kryesorë të aleancës centriste Bullgaria demokratike, thekson se mënyra e vetme e lehtësimit të peshës së demokracisë, e korrupsionit dhe e opacitetit të politikës është rekursi i elektronikës dhe përdorimi i instrumentave dixhitalë në raportet midis shtetit dhe qytetarit. Propozimi i një “programi semestral të përshejtuar dixhitalizimi” përfshen paksa gjithçka: nga firmosja dixhitale universale në krijimin e një regjistri elektronik të bizneseve që kanë marrë ndihma për Covid-19, duke kaluar për nga mësimi në largësi dhe drejtësia elektronike, që duhet të heqë pengesat ndaj prezantimit të denoncimeve dhe lehtësimit të raporteve me gjykatat. Çdo ndërmarrje e kësaj administrate elektronike damkoset si një trashëgimi e së kaluarës për t’u eliminuar. Vendi, thekson Bullgaria demokratike, ka nevojë për transaprencë dhe vetëm instrumentat elektronikë janë në gjendje ta sigurojnë. Në qendër të kësaj strategjie është objektivi i ridmensionimit të shtetit, duke pushuar punonjësit piblikë që në sytë e një pjese të mirë të opinionit publik janë të korruptuar dhe joefikasë.

Advertisement

Me pak fjalë, marshimi i dixhitalizimit kalon domosdoshmërisht prej paupunësisë së qenies njerëzore. Sipas të njëjtës logjikë. Shëndeti i sektorit informatik është prizmi nëpërmjet të cilit janë vlerësuar politikat e partive. Taksa me alikuotë fikse mbi të ardhurat dhe fitimet është futur në Bullgari në fundin e viteve 2000 dhe ka pasur efekte regresive, por konsiderohet në prej shtyllave aktuale të rilindjes aktuale të sektorit teknologjik. Siç vërehet nga gazetari Daniel Vasilev përpara zgjedhjeve kombëtare të marsit 2021, çdo apelim ndaj një taksimi progresiv është “vdekjeprurës”, sepse do t’i shtynte investitorët, sidomos në industrinë informatike, që të largohen nga Bullgaria. Partitë e qendrës së djathtë shkurajojnë edhe investimet publike në sektor: gjëja e vetme që shtet duhet t’u bëjë, sipas tyre, është të heqë rregullimet për bizneset. Edhe kodi i punës duhet reformuar, theksojnë ata, sepse pengon një treg fleksibëk, që në praktikë nënkupton kontrata pa numër fiks orësh dhe punësh të përkohshme. Natyrisht, ideja se të të gjitha problemet e Bullgarisë mund të qenë të zgjidhur me këto “instrumenta të përkryer” nuk është aq ndryshe nga ëndërra e vjetër e Partisë Komuniste, sipas të cilës planifikimi qendror i organizuar nga trutë elektronikë do të çonte në realizimin e komunizmit. Në të dyja rastet, ideja është se shteti duhet reduktuar ë terma minimalë. Ndoshta biznesmenët telknologjikë dhe politikë të sotëm, ashtu si paraardhësit e tyre socialistë, zbuluan se gjenerata e re, e rritur midis krizash financiare, pandemisë dhe ngërçit të politikës, do të nxjerrë konkluzione ideologjike të ndryshme.

Përgatiti për TemA: Armin Tirana

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy