Italia barazon rekordin e Spanjës dhe Brazilit, por nuk çan dot murin bullgar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia barazon rekordin e Spanjës dhe Brazilit, por nuk çan dot murin bullgar

Mbrëmja e të enjtes mund të konsiderohet pa diskutim si nata e surprizave ne eleminatoret e boterorit. Ndeshja e parë si kampione e Europës nuk përfundoi ashtu sic pritej për Italinë.

Të kaltrit edhe pse barazuan rekordin unikal te Spanjes dhe Brazilit me 35 ndeshje radhazi pa humbje,  nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bullgarisë , në sfidën e vleshme për kualikueset e ”Katar 2022”.

E para që kaloi në avanatazh ishte skuadra e Mancinit me protagonist Frederiko Chiesa. Futbollisti i Juventus ,  pas një kombinimi të bukur me Ciro Imobilen arriti të tundë rrjetën bullgare dhe të kalojë në avanntazh italianët në minutën e 16-të.

Kundërpërgjigja e bullgarëve erdhi po në pjesën e parë me Iliev që vendosi baraspeshën ne te vetmin rast qe miqte rrezikuan porten e vendasve. Skuadra e Mancinit pati raste pa fund per shenim por nuk arriti te shenoje.

Advertisement

Edhe pas këtij barazimi të kaltrit e Mancinit mbeten në vendin e parë me 10 pikë , 4 më shumë se Zvicra e cila ka 2 ndeshje më pak.  Kesisoj ndeshja e se dieles ne Bazel kunder helveteve behet e rendesishme per kualifikimin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy